Spaho zbulon çfarë i paraqitën Komisionit të Venecias…

0
160

Kryetari i grupt parlamentar në Partinë Demokratike Edmond Spaho i ftuar në Fax News për të folur mbi takimin me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias për vettingun ndaj politikanëve, u shpreh se duhet të aplikohen të njëtata standard si për vettingun e gjyqtarëve dhe të policëve.Spaho theskoi se ky është një takim i domosdoshëm, pasi sipas tij PD paraqiti shpjegimet e saj për mekanizmin, për kohën, do të jetë i përhershëm apo i përkohshëm, për kontaktet e papërshtatshme.

“Ne shprehëm qendrimin e PD-së në lidhje me inisitivën që kemi marrë, shkëputjen e politikës me krimin, në rradhë të parë më krimin e organizuar.
Praqitëm arsyet se pse kemi arritur në këtë pikë. Sollëm në tavolinë për të diskutuar mbi nevojën e kryerjes së vettingut të politikanëve dhe për të qenë realist, iniciativa të tilla nuk i gjen në vende të tjera.
Paraqitëm zgjidhjen tonë se si duhet operuar që ka të bëjë me vettingun e politikanëve njëlloj si prokurorët, gjyqtarët, apo politikanët.Të aplikohen të njëjtat standarde. Si dhe shtruam pikpamjen tonë pa veting në politikë, pa ndarjen e krimit nga politika, nuk besoj se do të ketë reforma në këtë vend në cilin do fushë të ndodhen ato.
Çështja e vettingut tashmë është shqyrtuar nga komisioni i Venecias, ku u paraqit paketa e reformës në drejtësi, mbi këtë bazë u vetingu i prokurorëve dhe gjykatësve, mbi këtë bazë u paraqit  vetingu i punonjësve të policisë, është shqyrtuar dhe Komisioni i Venecias e ka gjetur në përputhje me kushtetutën. Bazuar në këtë propozime u bënë dhe ndryshimet kushtetuese më pas bazuar në ndryshuimet kushtetuese u materializuan të gjitha hapat për vettingun e prokurorëve dhe të gjyqtarëve dhe në këtë kuptim shumë gjëra janë ezauruar.
Po ishte një takim i domosdoshëm. Dhamë shpjegimet tona me gojë dhe do të dërgojmë dhe një shpjegim me shkrim. Pra për mekanizmini, për kohën do të jetë i përhershëm apo i përkohshëm, për kontaktet e papërshtatshme. Bëhet fjalë për raste të qënësishme të përheshme, për marrjen e fondeve publike nëpërmjet tenderave. Kemi praqitur të gjitha rastet që gjatë kësaj periudhe janë elaboruar nga ana jonë sia rgumenta që Shqipëria ka nevojë që të hyjë në procesin e vettingut të politiknaëve. Mekanizmi është po ai që është aplikuar për gjyqtarët dhe prokurorët.”- u shpreh Spaho.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here