Skema e biznesit, rrit vlerën e tatim fitimit. Lekë dhe vetem lekë duan këta!

0
122

Deputeti I Lvizjes Socialiste per Integrim Perparim Spaihiu ka reagur me ane te nje postimi ne facebook per skemen e re tek bizneset ne Shqiperi. Spahiu ka shkruar se u janë rritur të gjitha kompanive vlerën e tatim fitimit për 2 muajt e fundit. Atyre që s’kanë pranuar tatimin e imponuar, ju bëjnë vizita fiskale duke ju vënë gjobë, dmth lekët o lekët.

Ja postimi i tij i plote:

Skeme e re, represioni do ta quaja, për bizneset në Shqipëri.

Ju kanë rritur të gjitha kompanive vlerën e tatim fitimit për 2 muajt e fundit. Atyre që s’kanë pranuar tatimin e imponuar, ju bëjnë vizita fiskale duke ju vënë gjobë, dmth lekët o lekët….!!!!

Kjo është situata e të bërit biznes në Shqipëri, situatë që sipërmarës të huaj, italian në një rast, nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh dhe pse bëhet një pagesë e tillë nga administratori i kompanisë.

Kjo situatë tregon klimën e rëndë të të bërit biznes por dhe pse mjaft biznese mbyllen dhe largohen si dhe, gjëndjen e rëndë të të ardhurave në buxhet.

Këta jo që nuk do munden të bëjnë rritje pagash por rrezikojnë të mos paguajnë fare..!!!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here