SKANDAL/ Ja kush janë katër zyrtarët e lartë të PS që i pret burgu për lidhjet me bandat…

0
410

Të paktën katër zyrtarë të lartë të PS kanë rënë në rrjetën e përgjimeve për lidhjet e tyre me krimin dhe bandat e trafiqeve. Në kushtet kur gjykatat kanë rënë dhe Prokuroria ëhstë kapur nga Rama bëhet gjithnjë dhe më e vështirë dhënia e drejtësisë për këta zyrtarë të lartë të PS.
Kreu i opozitës Basha deklaroi dje nga Berati se pa arrestimin e këtyre zyrtarëve e pa pastrimin e politikës nga krimi nuk d të ketë asnjë negocion me opozitën.
Kush janë katër zyrtarët?
Ta mendojnë mirë, ata që bëjnë pakte kriminale me votat, se i pret largimi nga institucionet dhe i pret burgu. Dhe ky është kushti i dytë, i panegociueshëm. Dhjetëra qindra qytetarë prehen sot nëpër burgje për shkelje të ndryshme të ligjit, duke përfshirë edhe shkelje të detyruara nga kushtet e tmerrshme në të cilat jetojnë. Baballarë apo nëna që janë shtyrë të kryejnë vepra të ndryshme penale, vjedhje apo vepra të tjera penale, shpeshherë për bukën e fëmijëve të tyre, por ligji është ligj apo jo? Ligji është i verbër, ligji i takon të gjithë njësoj, apo jo? Është kështu apo jo?
Jo, nuk është kështu, se dikush apo dikë e detyron e keqja të shkelë ligjin e të vjedhë diçka, përfundon në burg, kurse një politikan që kapet duke vjedhur vota me bandat e krimit të organizuar, që të mbajë pushtetin e të vjedhë përmes pushtetit tendera me miliona, vazhdon të krekoset në karrigen e kryeministrit apo të kryebashkiakut. Pa ndëshkuar krimin elektoral, pa ndëshkuar krybashkiakët dhe ministrat, të cilët janë kapur në përgjimet zyrtare të prokurorisë duke bërë pakte kriminale me bandat për qëllime elektorale, nuk mund të ketë asnjë luftë kundër krimit, as drejtësi, as përparim në Shqipëri.
Nuk mund të ketë e nuk do të ketë kompromis as me opozitën, as me Partinë Demokratike. Do të ketë betejë të vendosur. Këta njerëz duhet të arrestohen, duke filluar nga Vangjush Dako, Taulant Balla, Qazim Sejdini, Saimir Tahiri, njerëz që bredhin në kuaj me shalën miliona euroshe, bredhin me jahte e me makina luksoze dhe që japin konferenca shtypi nga hotelet luksoze të kryeqytetit.

Duhet të jenë prapa hekurave, para prokurorëve, para drejtësisë, në burg.
Dhe ky të jetë një investim, që të nesërmen ta mendojë mirë çdo politikan, i çdo lloj ngjyre dhe çdo lloj partie, se pazari me bandat kriminale për të tjetërsuar vullnetin tuaj, do ta çojë jo në pushtet, por në burg, prapa hekurave. Dekriminalizimi i zgjedhjeve nis me ndëshkimin e krimit elektoral. Edi Rama futi duart në vullnetin e popullit në vitin 2013, futi duart në vitin 2015, futi duart në vitin 2017. Shqiptarët e dinë, opozita e di, unë e di, miqtë tanë ndërkombëtarë e dinë. Të mos bëjnë sikur s’e shikojnë. Nuk ka për të pasur zgjidhje politike pa ndëshkimin e krimit elektoral të Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Marrja e pushtetit nuk është diçka abstrakte për organizatën kriminale të “Rilindjes”. Ajo bëhet për një qëllim të caktuar dhe qëllimi nuk është abstrakt, ndonëse shifra është e paimagjinueshme për shumicën e shqiptarëve. Qëllimi i pushtetit është të vjedhë e të zhvasë këtë vend dhe qytetarët shqiptarë.
Po marrim vetëm një shembull, kontratat e tenderave dhe koncesioneve dhe të ashtuquajturave Partneritet Publik Privat, të bëra pa garë, me garë fallso, me garë ku nuk fiton më i miri, pra oferta më e lirë, por oferta më e shtrenjtë, me kompani që themelohen të hënën dhe fitojnë farën të premten, me kompani fantazëm, të regjistruara në parajsat fiskale, sepse pronarët e vërtetë janë ministrat dhe pushtetarët aktualë. 2,2 miliardë euro për 10 apo 15 oligarkë.
Nuk ka vend në Ballkan, nuk ka vend në Evropë, qeveria e të cilit të hartojë, të firmosë dhe të vërë në veprim shpenzime të tilla marramendëse, duke iu dhënë një grushti njerëzish, me një të rënë apo me 15 të rëna të lapsit, gjysmën e buxhetit të shtetit. 150 milionë euro në vit do të mjaftonin për subvencionimin total të bujqësisë, do të mjaftonin për ndjekjen e një politike pensionesh që do të fillonte me një rritje të menjëhershme prej 30 % të pensioneve, do të mjaftonin për rifutjen në skemë të mijëra familjeve me ndihmë ekonomike, të cilat u hoqën me pa të drejtë do mjaftonin për dëmshpërblimin e banorëve të ASTIR-it në Unazën e Re dhe të dhjetëra projekteve të tjera që meritojnë shpronësim dhe janë lënë mes katër rrugëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here