“Opozita ka dokumente për lidhje të ministrave të Ramës me krimin”

4
277

Ish-kryeministri Sali Berisha pretendon se opozita ka dokumente që provojnë lidhjen e disa prej anëtarëve të kabinetit qeveritar me segmente të krimit të organizuar. I ftuar te “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv, Berisha tha se strategjia që po ndjek opozita është të demaskojë qeverinë, ndërsa nuk dha shpjegime se kur do bëhen publike faktet që disponon opozita. Është dosja ”339” ajo e cila sipas Berishës zbërthen lidhjet e ministrave dhe figurave të rëndësishme në PS, përfshirë edhe kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako apo dhe kreun e OSHEE, Ardian Çela për lidhje me Avdylajt e Shijakut. Sipas ish-kryeministrit, kjo dosje ka të dhëna edhe për komunikimet e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati me të arrestuarin Safet Rustemi (Bajri).

“Opozita ka fakte dhe argumente. Rritja e besueshmërisë së opozitës, ka bërë që ajo të disponojë një arkiv të pasur të organizatës kriminale të Rilindjes. Lidhje të ministrave të Ramës me krimin, lidhje me botën e trafikut të Olsi Ramës. Vëllai i Ramës, ka të dhëna objektive, që të paktën 6 herë ka kaluar kufirin me makinën e drogës së grupit Xibraka. Opozita ndjek një strategji në demaskimin e kësaj organizate kriminale. Nuk kam dijeni kur do bëhen publike. Opozita ka dhënë kontribut të madh. N.q.s Tahiri është ai që është sot, është opozita ajo që vite para damkosjes nga drejtësia e damkosi si kryetar të bandës së Habilajve. Por ende nuk ka arritur të shkulë kreun e Meduzës, kallam dështakun Edi Rama.Dosja 339 fakton lidhjet e ngushta të Gjushit me Avdylajt. Lidhjet e 2 ministrave me Avdylajt. Fakton lidhjen e Ardian Çelës së OSHEE-së me Avdylajt. Fakton sesi miliona u hodhën në zgjedhje. Ai është favoriti kryesor i familjes Rama. Është njeri i çmuar për ta. Fakton se familja Ndoka, më i dashuri i Ramës, ka marrë të gjithë tokat në bregdet nga Shëngjini në Velipojë. Fakton se ministrat dhe eksponentë të lartë si Ditëzi Bushati janë ngushtësisht të lidhur me bandat e Shkodrës, me Safet Rustemin dhe Pëllumb Gjokën. Ditmiri më shumë flet me Pëllumbin sesa me Ruçin. Këto Xhafaj i dinte, dhe filloi të kafshojë. Ne e sulmonim sepse ishte një lidhje me të vëllain e tij, përdori metoda të sigurimit të Shtetit, si në rastin e Alizotit dhe nxori të gjitha të palarat e tij, që kishte thënë të gjitha të vërteta. Këto ishin metoda të rrezikshme. Për këto, Xhafaj meriton të dergjet në burg. Dorëheqja e tij, tipike mafioze. Asnjë fjalë, 2-3 kërcënime. Ka ndonjë shqiptar që di pse u largua ministri i tyre i Brendshëm. Iku u shkarkua, apo dha dorëheqjen. Këto janë ndërvarësi në krim”

reporttv, shqiptarja.com

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

4 COMMENTS

  1. domethen zagaret e tu si Salianji, Bardhi, Alibeaj kan hungerire kot gjithe kete kohe per punen e policise. Xhafaj punoj dhe po e thua me plot goje dhe ti!

  2. O Sali po me kete qe po thua del ne perfundim qe policia e Xhafajt ka qene mese e drejte ne operacionet qe bente dhe e paskeni sulmuar kot.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here