Nxehet situata tek protesta. Deputetët e opozitës…

0
207

Banorët e Unazës së Re, kanë dalë sërish sot në ditën e 16, në protestën e tyre.

Protesta e banorëve ët “Astarit” kanë bllokuar sërish sot rrugën, ndërsa kanë artikuluar të njëjtat kërkesa.

Në mbështetje të banorëve, sërish sonte kanë rreshtuar edhe deputetët e opozitës.

Kërkesat e tyre lidhen me dëmshpërblimin  për shpronësimin e banesave të tyre, në vlerën e tregut.

Protesta e banorëve të zonës së “Astirit”, filluan pasi qeveria dhe bashkia ju dërgoi njoftim për dëbimin nga shtëpitë e tyre, sepse ato do ti nënshtrohen rikonstruksionit të këtij aksi rrugor.

Përballë kësaj kërkese të qeverisë dhe bashkisë, të cilat “premtojnë” vetëm 3 vjet pagesë qiraje, banorët kërkojnë shpronësim dhe dëmshpërblim për banesat e tyre, me vlerën e tregut.

Kërkesa e tyre ka ndeshur në indiferentismin e qeverisë dhe në fyerjet prej kryebashkiakut ët Tiranës, Erion Veliaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here