Një ortek bllokon rrugën e Dardhës…

0
113

Reshjet e borës vazhdojnë në qarkun e Korçës. Pasditen e sotme një ortek ka rënë duke bllokuar rrugën e Dardhës.  Një masiv dëbore ka rënë duke bllokuar rrugën Boboshticë-Dardhë.

Orteku ka rënë në vendin e quajtur “Muri i Musait” dhe ka bllokuar rrugën në të dyja senset. Mjetet borëpastruese po punojnë për hapjen e rrugës.

Korça është një nga qarqet ku dimri është ndjerë më shpejt këtë vit dhe bashkë me nisjen e reshjeve të borës ka nisur edhe problemet e para kryesisht në rrugë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here