Me video/ Të pirë dhe pa patenta, policia ndëshkon 23 shoferë

0
94

 

Policia Rrugore ka ndërmarrë një sërë kontrollesh gjatë natës, duke ndëshkuar kështu drejtues mjetesh që kanë thyer rregullat.

Burime nga policia thanë se në pranga ranë 23 shoferë, nga të cilët 16 që drejtonin mjetin në gjendje te dehur dhe 7 pa patenta. Po ashtu shumë të tjerë u penalizuan me gjoba dhe heqje të lejeve të drejtimit të mjeteve.

“Edhe këtë fundjavë, përpos angazhimeve të shtuara, përgjatë gjithë javës, nuk kanë munguar kontrollet e shtuara nga Rrugoret e kryeqytetit gjatë fundjavës, në rrugët urbane dhe interurbane, me burime njerëzore mbi kohën normale si dhe me të gjitha pajisjet speciale në përdorim, si Drager dhe Radar për matjen e shpejtësisë, me qëllim kontrollin dhe ndëshkimin e shkeljeve që mbeten rrezik serioz për sigurinë rrugore, kryesisht në fundjavë, si dhe për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur.

Prezenca e shërbimeve në terren, kontrollet racionale me objekt shkeljet e rregullave që përbëjnë rrezik potencial për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës, reflektojnë edhe nivelin e parandalimit të ngjarjeve rrugore, ku edhe këtë javë nuk është regjistruar asnjë ngjarje e rëndë rrugore me pasoja fatale për jetën e përdoruesve të rrugës.

Gjithashtu në funksion të kontrolleve policore, janë konstatuar:
• 16 drejtues mjetesh të arrestuar në kushtet e flagrancës për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
• 7 drejtues mjetesh dhe motomjetesh të arrestuar në kushtet e flagrancës për drejtim mjeti dhe motomjeti të papajisur me leje drejtimi.
• 47 leje drejtimi te pezulluara per drejtim mjeti mjeti nen efektin e alkoolit.

• 63 leje drejtimi te pezulluara per shpejtesi mbi normat e lejuara.
• 145 drejtues mjetesh te ndeshkuar per perdorim celulari.
• 212 drejtues motomjetesh te ndeshkuar per mosperdorim te kaskes mbrojtese.
• 110 drejtues mjetesh per mosdhenie perparesie ndaj kembesoreve ne vendkalimet e tyre.
• 13 drejtues mjetesh per mosrregullim shpejtesie vecanerisht ne qendrat e banuara dhe gara me shpejtesi.
• 32 mjete te ndaluara administrativisht per detyrime administrative te pashlyera.
• 12 mjete me targa rregjistrimi te nje shteti tjeter, shoqeruar per verifikim nga strukturat e tjera policore ne DVPT.
• si dhe jane vendosur 2115 masa administrative per shkelje te tjera te rregullave te qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore apelon per me shume kujdes, vecanerisht ne zonat malore, qe karakterizohen nga kushte atmosferike ?❄.”, -thuhet në postimin e Policisë në ‘Facebook’.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here