Vendimet e LSI i sollën Shqipërisë liberalizmin e vizave dhe statusin kandidat.

0
135

 

Gjatë fjalës së saj në takimin me strukturat e LSI-së Sarandë, Kryetarja e LSI ka sqaruar dhe pozicionimet e LSI –së për të bashkëqeverisur me PD-ë në vitin 2009 dhe me PS-në në vitin 2013.

Kryemadhi tha se nëse LSI nuk do të kishte bashkëqeverisur me PD në 2009, shqiptarët nuk do të mund të përfitonin vendimin për liberalizimin e vizave, ndërkohë që ajo theksoi se LSI kontribuoi nëpërmjet Ministrisë së Integrimit për marrjen e statusit kandidat të Shqipërisë gjatë bashkëqeverisjes me PS në vitin 2013.

“Dëgjojmë rëndom që thonë për LSI që herë me PD herë me PS. E kam thënë dhe do ta rithem disa herë. Për të gjithë ata që na ndjekin, për të gjithë ju që jeni këtu në mënyrë për ta shpërndarë një mesazh të tillë. Pa LSI shqiptarët nuk do të lëviznin të lirë në BE. Sepse bashkimi me PD iu dha shansin shqiptarëve, për të lëvizur të lirë pa viza në BE.

Pa LSI qeveria socialiste nuk do ta kishte të mundur të merrte statusin kandidat për anëtar të BE. Ministrja e Integrimit, znj. Klajda Gjosha ka qenë ajo e cila ka iniciuar dhe ka luftuar vazhdimisht me një integritet dhe me një forcë, me vendosmëri por dhe më një përgjegjshmëri shumë të madhe për ta bërë të mundur marrjen e statusit kandidat. Dhe sot qeveria që ju e dini të gjithë që thotë z. Rama tepsinë e ka të gjithë për vete, nuk ka më Ministri Integrimi, është shkrirë.

Ekziston  si një drejtori pranë Ministrisë së Jashtme dhe procesi i integrimit, çdo ditë dhe më shumë sa vjen dhe reduktohet”, tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here