Çfarë u gjet në përgjimet e SHKB-së??? 4 mijë euro testi për graden ‘Komisar’

0
214

 

Pas pezullimit të konkurist për gradën e Komisarit, nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, të tjera detaje kanë daë në dritë.

Mësohet se teza e testimit për gradat në polici ishte shitur 48 orë para provimit, lajm ky i bërë i ditur nga përgjimet e Kontrollit të Brendshëm në Policinë e Shtetit.

Ndërkohë nga të njëjtat burime, mësohet se një nga oficerët që ka qenë pjesë e këtij konkursi dhe ishte në përgjim për një vepër penale, ishte në përgjim, gjatë të cilit është mësuar se ai dispononte pyetjet e testit.

Dy ditë më parë Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, ka deozituar në Prokurorinë e Tiranës një kallëzim penal lidhur me anulimin e testit për gradën
Komisar, ndërsa materialet e referuara në Prokurorinë e Tiranës “për shpërdorim detyre”, nuk saktësohet nëse materiali i referuar ka të bëjë me shkeljet e pretenduara gjatë procesit të konkurrimit, me shpërdorimin e detyrës nga ndonjë oficer, apo me vetë procedurën e ndjekur nga kreu i Policisë së Shtetit për anulimin e konkursit.

Të njëjtat burime, bëjnë me dije se në përgjimet e Kontrollit të Brendshëm, rezulton se flitet për vlera të shitjes së testit nga 2500-4000 euro nga një aplikant tek tjetri.

Pas kallëzimit të bërë para dy ditësh në Prokurorinë e Tiranës, pritet që javën e ardhshme të dëshmojnë nga kryepolici Ardi Veliu, zëvendësit e tij e po ashtu edhe Bilbil Mema, drejtori i Akademisë së Sigurisë. Ndërsa mësohet se të dyshuar ka edhe mes nëtarëve të Komisionit dhe atyre të ruajtjes së dokumenteve sekrete, siç konsiderohet edhe teza e provimit për gradat “Komisar” dhe “Kryekomisar”.

Kujtojmë se ky është rasti i parë që në Akademinë e Sigurisë anulohet testi për gradat, ndërsa dyshohet për shitje të tezës së provimit, për shifra që arrijnë deri në 4000 euro.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here