Basha me thirrje të fortë, ka një paralajmërim…

0
152

Lideri i opozitës Lulzim Basha u bëri thirrje të rinjve të bashkohen me opozitën për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama.

“Një shoqëri e lirë reagon, kur i bëhet një padrejtësi. Kur shteti kthehet në dhunues të ligjit, siç po ndodh tek Astiri, qytetarëve u lind e drejta të kërkojnë të drejtën e tyre për të zmbrapsur të keqen. Edhe para 50 vjetësh, diktatura ishte pakicë dhe përdorte frikën kundër popullit. Që ata ishin pakicë, e kuptuam, kur u bëmë së bashku.Diktatura më e egër në Europë u dorëzua përballë bashkimit të qytetarëve. Nuk ka nevojë për veprime heroike. Rëndësi ka të çohemi e të bashkohemi. Sikur vetëm rinia e Beratit të çohet, të jeni të sigurt se e keqja merr goditje vdekjeprurëse. Nuk ka mjaftueshëm pranga për të gjithë popullin, nuk ka mjaftueshëm policë për të gjithë popullin, nuk ka mjaftueshëm qeli për të gjithë popullin”, u shpreh Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here