Avokati zbulon skandalin/ Bën një paralajmërim: Ja dështimi i Reformës në Drejtësi…

0
248

Avokati i njohur Altin Goxhaj, i ftuar në studion e televizionit Fax News, teksa foli për situatën aktuale politike dhe jo vetëm, u ndal edhe tek një rast, që ai e quajti si skandal dhe dështim i Reformës në Drejtësi.

Sipas tij, një relator ka zhvilluar 1000 gjyqe në një kohë të shkurtër, dhe ka arritur deri në 36 gjyqe në një ditë, që praktikisht një gjë e tillë është e pamundur.

“A mund t’ju tregoj një dokument, se çfarë ndodh me Reformën në Drejtësi? Këtu kam një dokument që tregon për mënyrën sesi bëhen gjyqet në Gjykatën Administrative të Apelit, që do të thotë se të gjithë gjyqet që bëhen, nuk kanë shumë rëndësi, sepse i fitove apo jo, sërish fjalën e fundit e thotë Apeli. Do t’ju tregoj një gjë, që unë si avokat e quaj skandaloze. Si avokat nuk kam parë në jetën time gjë më skandaloze se kaq.

Ky dokument thotë, relatori Arjan Qafa, gjyqi zhvillohet në 12:45 në datën 18.05, ndërsa gjyqi tjetër 5 minuta më vonë, e kështu edhe tjetri. Por jo vetëm kaq, janë bërë dy gjyqe në të njëjtën kohë. Vetëm ky ka 1000 gjyqe, ndërsa për vetëm 1 ditë ka bërë 36 gjyqe”, – tha Goxhaj.

Më tej ai shtoi: “Pyetja nuk është vetëm a është zhvilluar ai, por cila është përgjigjja e gjykatës”, pasi sipas tij këto gjyqe kanë për detyrë që të mundin popullin pro qeverisë.

“Kjo është Reforma në Drejtësi e Sorosit. Sot gjykatësit janë shndërruar në nëpunës të qeverisë dhe me këtë reformë, Sorosi i dha këtë pushtet Edi Ramës, i cili me këtë gjykatë është kthyer në një kryegjykatës”, – tha ndër të tjera avokati.

Në vijim Goxhaj paralajmëroi relatorin Arjan Qafa, se do ta kallëzonte atë në Prokurori për “shpërdorim detyre”.

“Nesër, ditën e hënë, unë personalisht do të paraqes në Prokurori këtë Arjan Qafën, anëtarin e Gjykatës së Apelit Administrativ, për “shpërdorim detyre”, për gjyqet 5-minutëshe që ka bërë në Gjykatën e Apelit Administrativ, në dhomë këshillimi, në kundërshtim të plotë me ligjin, procedurën dhe çdo standard. Dhe këtë do të bëj për të gjithë ata që janë kthyer në vela të qeverisë për të mundur popullin dhe prishur jetën e popullit.”, – paralajmëroi Goxhaj.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here