Zv/kryeministri jep dorëheqjen, ja aryseja…

0
164

 

Zv/kryeministri bullgar, Valeri Simeonov, dha dorëheqjen pas disa javësh protestash nga nënat e fëmijëve me aftësi të kufizuara.

”Jap dorëheqjen nga posti i zëvendëskryeministrit të qeverisë bullgare”, deklaroi për median, Simeonov. Zyra e shtypit e qeverisë bëri të ditur nga ana e saj se dorëheqja u pranua nga kryeministri, konservatori Bojko Borisov.

Nënat e fëmijëve me aftësi të kufizuara u mobilizuan fillimisht për të kërkuar në parlamentin bullgar ndihmë më të mirë sociale. Ato protestonin çdo mbrëmje në Sofje prej disa javësh për të kërkuar dorëheqjen e zëvendëskryeministrit, pasi ky i fundit e kishte cilësuar absurde kauzën e tyre se po përdornin fëmijët dhe mashtronin shoqërinë për përfitime materiale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here