Washington Times: Vettingu I mbështetur nga ambasadori Donald Lu, kishte si qëllim vendosjen e njërzve të Soros në gjykata

1
322

Washingon Times: Axhenda e Trump e shkelur nga zgjedhjet diplomatike të  ish ambasadorit Donald Lu

Gazeta amerikane i kushton një analizë veprimtarisë së ish ambasadorit amerikan në Shqipëri, Donald Lu dhe zgjedhjeve të tij politike duke mbështetur Vettingun në gjyqësor.

 

ANALIZA / OPINION:

 

Ambasadori i SHBA Donald Lu ka pasur një histori të gjatë dhe polarizuese në Shqipëri.

Gjatë tre viteve të fundit, si i dërguari i SHBA në Tiranë, ai aktivisht promovoi një axhendë anti-korrupsion që shumë kritikë thonë se përbënte një sulm ndaj politikanëve dhe partive konservatore shqiptare, duke mbështetur fort të ashtuquajturën “reforma në drejtësi”. Ai punoi së bashku me qeverinë socialiste të kryeministrit Edi Rama, një qeveri e mbështetur fuqishëm nga miliarderi investitor-filantropist amerikan George Soros. Rezultati i fushatës: një rënie e plotë e qeverisjes kushtetuese në vendin ballkanik.

 

Reformat që z. Lu mbështeti kanë çuar në një “proces vettingu” për të siguruar që gjykatësit jo të korruptuar të vendosen në gjykata. Tingëllon bukur në teori, por pasojat kanë qenë shumë të ndryshme në botën reale. Gjykata Kushtetuese aktualisht nuk është aktive në Shqipëri, për shkak të mungesës së kuorumit dhe nuk pritet të veprojë në të ardhmen e afërt.

 

Kjo ishte e gjitha pjesë e planit, sigurisht – për të instaluar njerëzit pro-Soros në pushtet dhe pastaj të bëjnë të pamundur që opozita t’i sfidojë ata në gjykata. Tingëllon familjar për ata që “Abolish ICE” dhe “Numëro të gjitha votat, madje edhe ato të paligjshmet”, këngë që votuesit amerikanë kanë dëgjuar në zgjedhje e mesit të mandatit, të fundit (nëntor 2018).

 

Me opozitën dhe gjykatat e pambrojtura, politikanët shqiptarë me lehtësi kanë lejuar oligarkët që të bëjnë pasuri me kontratat e qeverisjes vendore. Duke pasur një qeveri pro-Soros në pushtet gjithashtu sjell me vete edhe përkrahjen e projekteve të përkëdhelura të zotit Soros, duke përfshirë legalizimin e drogës, promovimin agresiv të të drejtave të homoseksualëve dhe kufijve të hapur.

Shqipëria ishte vetëm një bazë testimi për agjendën Soros. Tani pjesa tjetër e Ballkanit dhe Azisë Qendrore së shpejti do të përjetojnë “dhuratat” e markës së veçantë të z. Soros, të globalizmit liberal shtrëngues. Alex Soros, biri i perandorit, po udhëton nga njëri kryeqytet ballkanik në tjetrin, duke u takuar me krerët e shteteve për të përhapur “ungjillin” dhe për të promovuar virtytet e politikave liberale të emigracionit.

Në Kosovë, një “shkëmbim tokash” i mbështetur nga Soros mund të çojë në dhunë etnike serioze në mes të komuniteteve etnike shqiptare dhe serbe. (Edhe kancelaria gjermane Angela Merkel është kundër idesë.) Gjëja e trishtueshme është se administrata Trump, e mbingarkuar nga ngjarjet e brendshme dhe krizat ndërkombëtare, duket sikur ka neglizhuar që të ketë deleguar diplomacinë dhe politikën e Ballkanit tek dueti Soros, babë e bir.

 

Tani vjen lajmi alarmues që zoti Lu, pas promovimit të agjendës së miratuar nga Soros në Tiranë, është konfirmuar nga Senati dhe tani është instaluar si ambasadori amerikan në Kirgistan. Siç do të thoshte Zoja e Kishës: “Sa e veçantë!”

Është frustuese që, edhe një herë, administrata e Trump duket të jetë e pavetëdijshme për pasojat e zgjedhjeve diplomatike të personelit. Agjenda e Sorosit për rajonin, që synon vendet e prekshme që ende përpiqen të krijojnë një qeverisje të qëndrueshme, është përfituese.

Është dokumentuar mirë se si Departamenti i Shtetit në Shqipëri ka kundërshtuar haptazi axhendën e ” American first/ Amerikanët të parët” të Presidentit Trump, deri në pikën e shpalljes së “rezistencës” së tyre dhe duke punuar me qeverinë e Ramës mbi axhendën e saj të thellësisht të dyshimtë: “reformën në drejtësi”.

Shqipëria nuk është pikërisht një prioritet i politikës së jashtme dhe zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë. Më kanë thënë privatisht se këto çështje thjesht po dështojnë për shkak të  çarjeve, duke shkaktuar destabilitet.

……….

Mos e merrni thjesht fjalën time për pasojat e politikave, që vijnë si pasojë e lënies së një diplomati si Donald Lu në terren – vetëm shikoni faqen e internetit të Shoqërisë së Hapur të Z. Soros. Z. Lu është lavdëruar atje si një “ambasador i ri që ofron një shans për të filluar sërisht.” Ky është ri-edukimi I shprehur në mënyre fine . Jam i sigurt se kryeministri Rama loboi shumë për zotin Lu, për të marrë postimin e tij të ri në Kirgistan.

Amerika duhet të marrë trupin diplomatik në kontroll. Zyrtarët e Shërbimit të Jashtëm i shërbejnë presidentit të Shteteve të Bashkuara, jo prioriteteve të tyre. Është koha që ata ta kuptojnë këtë. Nëse nuk e bëjnë këtë, ata duhet të kenë hirin, të japin dorëheqjen.

By L. Todd Wood – The Washington Times – Thursday, November 15, 2018

 

Perkthyer nga 360grade.al

 

  • L. Todd Wood është një ish pilot helikopterësh të operacioneve speciale dhe ekspert i borxhit Wall Street, dhe ka kontribuar në Fox Business, në The Moscoë Times, National Review, New York Post dhe shumë publikime të tjera. Ai mund të arrihet në LToddWood.com.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here