Sekuestrohen 250 kg kanabis dhe kokainë, ja personat që i poseidonin

0
134

 

Policia italiane ka arrestuar mëngjesin e sotëm gjashtë persona, pasi akuzohen për trafikimin e 250 kg kanabis dhe 500 gr kokainë gjatë verës nga brigjet shqiptare në Salento.

Sipas mediave italiane lënda narkotike, kanabis dhe kokainë u trafikua me gomone në korrik të këtij viti nga Shqipëria. Kanabisi ishte fshehur në brendësi të tubave të gomones, ndërsa ishte e parfumosur me aromë për t’i shpëtuar nuhatjes së qenve antidrogë.

Në muajt fundit janë bllokuar disa gomone me kanabis në Itali, që vinin nga Shqipëria, ndërsa sipas italianëve nga fillimi i vitit 2018 janë arrestuar mbi 40 trafikantë dhe janë sekuestruar më shumë se 16 ton kanabis në 18 gomone.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here