Paga e shqiptarit më e ulëta në Evropë

0
195

Paga mesatare në Shqipëri vazhdon të mbetet poshtë nivelit të pagës mesatare më të ulët të Bashkimit Europian.

Nga të dhënat e INSTAT përsa i përket tremujorit të dytë të vitit 2018, paga mesatare e një të punësuari në Shqipëri është rreth 50,392. Paga mesatare është rritur me normë mjaft të ulët në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2015 ku kjo pagë ishte rreth 48,107 lek.

E konvertuar në euro, me kursin aktual të këmbimit, paga mesatare shqiptare është rreth 403 euro. Kjo pagë ë shtë më e ulë t nga të gjitha pagat mesatare të vendeve të Europës. Konkretisht vendi me pagat më të ulta në Europë konsiderohet Bullgaria, e cila ka një pagë bruto mesatare prej 586 euro.

Përsa i përket pagave më të larta, vendin e parë e zë Danimarka me paga mesatare bruto prej 5,000 eurosh e ndjekur nga Luksemburgu me 4,400 euro, Suedia me 3,340 euro, Finlanda me 3,380 euro dhe Irlanda me 3,133 euro. Siҫ vihet re, shtetet me pagën më të lartë ndodhen në veri të Europës. Kjo zonë ka qenë gjithmonë e konsideruar si mjaft e përparuar në krahasim me pjesët e tjera të kontinentit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here