Manjani: Nuk ka zgjidhje nga amabasdorët, faktet tregojnë se edhe ata dështojnë

0
168
Antari i Asamblese Kombetare te PS Ylli Manjani, duke folur pas punimeve te kesaj asambleje, ku ka akuzuar kryetarin e PS Edi Rama, si te paafte per te drejtuar kete force politike.

Ish ministri i Drejtesise Ylli Manjani ka reaguar per situaten aktuale ne politike te gjendur ne vend. Donin të luftohet droga, por u përhap si kurrë më parë! Donin të luftonin Korrupsionin, por është thelluar edhe më shumë.  Donin drejtësi të pavarur, por sot është më e varur se kurrë nga qeveria. Për më tepër, mbyllja gjykatave e ka bërë qeverinë “legjitime” në çdo paligjshmëri. Donin të arrestohen ministra, por u mbrojtën e po dalin të pafajshëm ka shkruar Manjani dhe ky eshte nje deshtim, bilanc ambasadoresh.

Ja postimi i tij i plote.

Bilanc ambasadorësh:

1. Donin të luftohet droga, por u përhap si kurrë më parë. Kanabisim as e panë fare. Dështim!

2. Donin të luftonin Korrupsionin, por është thelluar edhe më shumë. Dështim!

3. Donin drejtësi të pavarur, por sot është më e varur se kurrë nga qeveria. Për më tepër, mbyllja gjykatave e ka bërë qeverinë “legjitime” në çdo paligjshmëri. Dështim!

4. Donin të arrestohen ministra, por u mbrojtën e po dalin të pafajshëm. Dështim!

5. Donin të arrestohen të fortët e të kërkuarit, por veç Shullazi që u dorëzua vetë se të tjerët ikën. Dështim!

6. Do na hapnin negociatat po të miratohej reforma në drejtësi, por na hapën kokën me deklarata. Negociatat jo e jo. Dështim!

Ka edhe të tjera, por këto janë kryesoret. Ishin çështje që u përfshinë vetë ambasadorët e huaj (SHBA e BE) ku “dhanë garanci” se këto gjera do bëhen!

U përfshinë në mënyrë të jashtëzakonshme, por dështuan në mënyrë po aq të jashtëzakonshme!

Të gjithë ata që vijojnë të flasin për “Washington e Bruksel” duhet të kuptojnë se e kanë kot. Shqipëria është aq e vogël sa nuk merr dot vemendje.

Ne vlejmë sa një deklaratë që e harton zyra përkatëse e shtypit e nivelit më të ulët. Shpesh ajo deklaratë nuk ka lidhje me Shqipërinë reale, por thjesht me Shqipërinë politike.

Ndaj duhet mbledhur mirë rradakja për të ndërtuar shtetin e demokracinë ne këtu. Duhet ta bëjmë vetë, por jo me forcat tona.

Duhet ta bëjmë me mençuri, siç e kanë bërë të tjerët para nesh. Askush se ka bërë shtetin e demokracinë me ambasadorë e as me sytë nga ambasadat për të shkëputur ndonjë deklaratë të favorshme.

Nuk ka zgjidhje perfekte nga jashtë. Faktet tregojnë se edhe ata dështojnë!

Por kusuret i mbajmë ne…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here