Ish Presidenti/ “Fashistët e rinj” vjedhin e tjetërsojnë votat me “karrotë” e me “shkop”, shqiptarët në dilemë…

0
108

 

Ish-presidenti Bujar Nishani përmes një statusi në ‘Facebook’ ka analizuar protestën që po zhvillojnë banorët e zonës së Unazës së Re, të cilët kundërshtojnë shembjen e banesave.

Nishani tha se gjatë kohës kur drejtonte Presidencën ishte përballur me shumë akuza nga Rilindja për çështjen e pronave.

Ish-presidenti mes të tjerash u ka dhënë disa mesazhe ‘fashistëve të rinj’ siç e cilëson ai këtë qeveri, ndërsa shton se “vetëm familjet e Unazës së Re por të gjithë Shqipërisë janë nën dilemën hamletjane: “të jenë apo të mos jenë””. Po ashtu ai tha se shpejt do t’ju vij radha të gjitha këtyre dhunimeve që të dalin në ditën e ballafaqimit me të drejtën dhe ligjin.

Ja postimi i plote i Nishanit:

Të nderuar miq, kur kam bërë betejën time institucionale si President i Republikës me veprimet antikushtetuese të Qeverisë Rilindëse për shumë ligje skandaloze të saj e midis të tjerash ligjin për PRONAT jam ndeshur me sulme dhe shpifje mjerane se gjoja isha i motivuar politikisht apo për interesa të konfliktit personal.
Nuk jam angazhuar tu kthej përgjigje shpifarakëve për arsye se qëllimi im nuk ishte dhe nuk do të jetë kurrë thjesht të instaloj një debat shterpë me anarkistët.
Anarkia nuk e kupton dhe as e meriton debatin kushtetues, institucional dhe civil.
Qëllimi im ka qenë dhe mbetet denoncimi dhe sensibilizimi i bashkëqytetarëve për rrezikun real që ekziston dhe rritet çdo ditë ndaj lirive, të drejtave dhe normalitetit tonë qytetar e shoqëror.
Pikërisht në ligjin e PRONAVE, mospajtimi im ishte dhuna e atij akti ndaj të drejtave kushtetuese të qytetarëve shqiptarë për pronën dhe gëzimin e saj.
Sot, kemi jo një por disa raste kur evidentohet qëllimi fashist i atij ligji të rilindësve.
Më i fundit barbaria e një pushtetit anarkistësh mbi qindra familje në zonën e Unazës së Re në Tiranë.
Fashistët e rinj të vetquajtur “antifashistë” pa asnjë procedurë ligjore, duke injoruar e dhunuar çdo parim e gërmë të Kushtetutës së Shqipërisë (Kapitulli i Lirive dhe Drejtave Themelore) vendosin ti marrin pa kundërshpërblim të drejtë shtëpitë e bisneset qindra familjeve.
Fashistët e rinj të vetquajtur “antifashistë” nuk ngurojnë as ti quajnë shpellarë (njerëz të kategorisë së dytë) ata shqiptarë “faji” i vetëm i të cilëve është se ata nuk janë oligarkë që të financojnë blerjen e votave apo vrasës e trafikantë që të vjedhin e grabisin vota për rilindësit.
Fashistët e rinj të vetquajtur “antifashistë” nuk kanë nevojë më, të shantazhojnë e kërcënojnë gjyqtarët për interesat e tyre, ata i kanë asgjesuar fare gjykatat kryesore, atë të Lartë dhe atë Kushtetuese.
Fashistët e rinj nuk kanë nevojë ti mbyllin me ligj mediat, ata i blejnë dhe i vënë në shërbim të tyre pikërisht me paratë që ju grabisin qytetarëve duke ju marrë pronat e bisneset.
Fashistët e rinj nuk kanë nevojë të rilindin monizmin sepse ata i blejnë, vjedhin e tjetërsojnë votat me “karrotë” apo me “shkop”, si dha sa t’jua ketë qejfi, pa ju thënë askush “plaç” me gojë.

Pas hetimeve dhe denoncimeve prej agjensive të huaja të grupeve kriminale dhe trafikantëve të drogës në Vlorë, Shkodër, Krujë, Shijak, legjitimiteti kushtetues i kësaj qeverisje ka rënë.

Hetimet treguan se votat u blenë e u
tjetërsuan nga vullneti i lirë i popullit.
Parimet e Kopenhagenit kanë rënë totalisht në Shqipëri.
Fashistët e rinj nuk kanë nevojë për legjitimitet kushtetues.
Me moralin, parimet, pushtetin e tyre ata i japin vetes të drejtë të injorojnë demokracinë dhe në vend të qeverisjes për ta bërë jetën e qytetarëve sa më të lehtë dhe normale ata kanë preokupimin ti shërbejnë paligjishmërisë dhe amoralitetit të oligarkëve.
Qytetarët tek Unaza e Re nuk janë kundër investimit dhe përmirësimit të infrastrukturës. Interesi i tyre në këtë përmirësim është më i madh se interesi i rilindësve.
Por interesi i rilindësve nuk është infrastruktura për qytetarët por që hapësira e pamatë, shkëlqimi i rrugës, paratë e shqiptarëve të shkojnë përpara pallateve të ndërtuara prej oligarkëve të rilindësve.
Fashistët e rinj nuk kanë shqetësim shtëpitë modeste të familjve të thjeshta shqiptare por janë në hall për çmimet e shitjes së ndërtimeve të oligarkëve në zonën atje.
Historia na ka mësuar shumë gjëra.
Mbi gjithçka atë se: “asgjë e askush nuk është i përjetëshëm”.
Shpejt do t’ju vij radha të gjitha këtyre dhunimeve të dalin në ditën e ballafaqimit me të drejtën dhe ligjin.
Shpejtësinë e rendjes së kohës e kanë në dorë shqiptarët.
Të gjithë, pa përjashtim!
Sot, jo vetëm familjet e Unazës së Re por të gjithë Shqipërisë janë nën dilemën hamletjane: “të jenë apo të mos jenë” ?!
Disa po ikin!
Kjo nuk është e ardhmëja më e mirë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here