Denoncon protestuesja: Policia më arrestoi djalin, mua më tërhoqen zvarrë

0
120

 

“Policia më arrestoi djalin dhe më pas më dhunoi. Kam qenë në spital, pasi isha shumë keq”. Ky ka qenë denoncimi i një prej protestuesve tek Unaza e Re.

Teksa tregonte shenjat e zeza në kra, zonja akuzoi policët e komisariat të Kombinatit, ndërsa shtoi se ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë.

“Policia më arrestoi djalin. Më arrestuan pardje djalin dhe vet kam qenë në spital. Shkoni si jam bërë. Më mori policia e Kombinatit. Ka tre ditë që ka ndodhur ngjarja. Kam qenë sëmurë. Dhe mbrëmë kam qenë në spital në orën 2 të natës pasi na kanë shqetësuar shumë. Më erdhën rreth 20 police në vendin e punë dhe më tërhoqën zvarrë. Më kërkuan telefonin e djalit, se di pse e kërkonin”, tha zonja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here