Unaza e Re/ Ballanca: Janë shkelur dispozita ligjore, banorët kanë nevojë për përgjigje.

0
142

 

 

E ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën në News24, Avokatja e Popullit Erinda Ballanca ka komentuar protestën e banorëve të Astirit në kryeqytet, banesat e të cilëve preken nga projekti për ‘Unazën e Re’.

Avokatja e Popullit tha se qeveria dhe institucionet duhet të bëjnë publike detajet e projektit dhe të sqarojnë banorët, ndërsa sipas saj nuk ka ende një leje ndërtimi për projektin.

“Nuk ka ende një leje ndërtimi për projektin. Institucionet të na thonë sa persona do preken nga ky projekt. Çfarë kostosh ka? Pra ka disa pikëpyetje për këtë projekt dhe do ishte e udhës që të kishte një sqarim nga autoritetet dhe të mos e çojmë çështjen tek ceshtja ka pasur banesa me leje apo pa leje. Është detyrë thelbësore për të mësuar nëse është zbatuar ligji apo jo. Ka qenë detyrë e qeverisë dhe organeve të tjera të cilët duhet të kishin evidentuar se çfarë prone private do merrej në këtë projekt.

Banorët kanë nevojë për përgjigje. Duhet të kishte një sqarim nga autoritetet. Ka shumë dispozita ligjore që janë shkelur në këtë projekt. Nuk ka asnjë veprim se cila do jetë rruga ligjore për dëmshpërblimet. Është një situatë e ngjashme me rastin e Shkozës. Përpara se të bëhet puna duhet të paguhet për pronën privat. Këta persona që shkelin ligjin asnjëherë nuk dënohen”- tha Avokatja e Popullit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here