Standard.al

Zbulohet! Ja ç’do bëjë Rama nëse Meta nuk dekreton Lleshin

0

lir Metës nuk do t’i “ndahet” emri i Sandër Lleshajt nga tryeza për dekretim. Sekretari i grupit parlamentar të PS, Ervin Bushati paralajmëron të njëjtin skenar nëse Presidenti nuk do të firmosë emrin e gjeneralit për Ministër të Brendshëm.

Ndërkohë që afati i kërkesës së përsëritur të Kryeministrit është drejt fundit, Bushati thekson se Kreut të Shtetit mund t’i shkojë për herë të tretë i njëjti emër. Bushati mohon krizën Qeveri-Presidencë, teksa e relativizon atë. Komentet deputeti i PS i bëri nga studion e emisionit “Politika Online” në Gazeta Shqiptare, me gazetarin Harbi Aliaj.


“Ka kohë deri në darkë. Tani po iki në zyrë”, tha Meta këtë të premte. Kujtojmë se Presidenti refuzoi dekretimin e Lleshit në pozicionin e ministrit të Brendshëm, por Rama nuk u ndal.

Më 9 nëntor kryeministri Edi Rama e çoi sërish emrin e gjeneralit në Presidencë si propozim për ministër të Brendshëm. Ai deklaroi se bashkëngjitur kërkesës do t’i dërgohet Presidentit edhe një relacion i detajuar shpjegues, në funksion të dekretimit të Ministrit të Brendshëm.

Nga ana tjetër Presidenti Meta i dërgoi një letër Ministrisë së Mbrojtjes më 9 nëntor ku nëpërmjet 14 pyetjeve i kërkonte informacion për sandër Lleshin dhe statusin e tij në Forcat e Armatosura

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.