Presidenti Meta nderon pas vdekjes gazetarin Agron Bala me “Çmimin e Karrierës”

0
174

 

Në një ceremoni të organizuar nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, Presidenti Ilir Meta i dorëzoi çmimin e karrierës gazetarit Agron Bala, pas vdekjes.

Gazetari i njohur Agron Bala u nga jeta në moshën 60-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë. Dhe ky çmim u tërhoq nga bashkëshortja e gazetarit Bala. Kontributin e tij në gazetari Bala ka filluar t’a japi që në mesin e viteve ’80-të si skenarist në RTSH. Mbi 100 filma dokumentarë dhe programe, ku bien në sy dokumentarët për Luigj Gurakuqin, Vaso Pashën, Hoxha Tahsinin, Mihal Gramenon, Shote Galicën  kanë edhe kontributin e Agron Balës. Pas viteve ’90-të, Bala u bë një zë i njohur në pasqyrimin e zhvillimeve demokratike në vend. Ai ishte organizor dhe pjesmarrës në disa emisione radiofonike dhe televizive, për të kulmuar në vitin 2006 me programin e njohur “7X7” në RTSH. Një kontribut të vlerësuar Agron Bala ka dhënë edhe për krijimin e brezit të rinj të gazetarëve si pedagog në Faklutetin e Gazetarisë.

Në aktivitetin e sotëm, gjithashtu për shkrimin dhe raportimin më të mirë të lajmeve u vlerësuan dy gazetaret e krinikës së zezë, Anila Hoxha dhe Klodiana Lala.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here