“Lleshi”/ Pak orë nga dekreti. Çfarë do vendosë Meta?!

0
241

Skandalet, shkarkimet  dhe dorëheqjet e ministrave të qeverisë Rama, tashmë janë kthyer në temën kryesore  të diskutimeve politike. Jemi në një situatë ku pas dorëheqjes të paarsyetuar të ish-ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj, vendi aktualisht ndodhet  pa një ministër të brendshëm.

 

Kandidatura e Sandër Lleshit, propozuar nga kryeministri Rama nuk është dekretuar nga presidenti Meta me arsyen se Lleshi është një ushtarak aktiv dhe sipas kushtetutës nuk mund të marrë një post të tillë. Pas vizitës që Rama i bëri Metës në zyrë, erdhi  menjëherë caktimi i Lleshit si zv. Ministër i Brendshëm si një kundër-përgjigje nga vendimi i presidentit. Shkelja kushtetuese nga ana e kryeministrit u tentua te përcillej tek Meta si një ” akt pa shumë rëndësi” pasi sipas Ramës , Presidenti mund të zgjidhte thjesht çështjen duke çdekretuar Lleshin si Gjeneral dhe duke e bërë atë ministër. Pra, Kryeministri shkeljen e Kushtetutës e cilësonte si një çështje pa vlerë e ndërkohë nënvizonte me rëndësi themelore dekretin për Lleshin.

 

Pëtej kësaj, vete Lleshi provoi të bënte gjithçka për të marrë postin e rëndësishëm, madje duke hequr dorë edhe nga grada ‘Gjeneral’. Nga ana e tij Presidenti ka deklaruar se nuk do të marrë asnjë vendim në shkelje të Kushtetutës, siç theksoi edhe mbrëmë tek emisioni “Open”, duke nënvizuar se kjo devizë e tij nuk do shkelje edhe nëse vinte presion ndërkombëtar.

 

Sot, është afati i fundit  që presidenti Meta të pranojë apo jo ri-dekretimin e Lleshit si ministër i brendshëm. Ndërkohë ai ka vendosur po sot çdekretimin e Lleshit si Gjeneral. Sot në mesditë ka pasur një takim mes kryetarit të shtetit dhe kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi,  takim që mësohet se do t’i shërbejë gjetjes së një zgjidhjeje përfundimtare për postin e ministrit të Brendshëm.

 

Por, çfarë do të ndodhë pas kësaj? Ndërkohë, ekziston mundësia që edhe afati i dytë kushtetues mund të digjet. Mbetet për tu parë nëse kryeministri do të vazhdojë me këmbënguljen e tij të habitshme për  dekretimin e Lleshit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here