Kombëtarja U-21 mposht Maltën, shkëlqen Hebaj

0
164

Kombëtarja e futbollit U-21 mposhti sot Maltën me rezultatin 2-0 në takimin miqësor të zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Pjesa e parë e lojës u dominua e gjitha nga skuadra kuqezi, e cila arriti të gjente 2 herë rrjetën me anë të Rubin Hebajt dhe mesfushorit të Shkëndijës së Tetovës, Imeri, i cili ktheu në gol penalltinë e fituar nga lojtari i Partizanit.

Në 45-minutshin e dytë, ritmi i lojës ra ndjeshëm, teksa të 2 trajnerët kryen zëvendësime të shumta, që ndikuan në mënyrë të drejtpërdrejtë tek loja. Vlen për t’u përmendur aktivizimi i mesfushorit Esat Mala, i cili tronditi traversën në pjesën e dytë.

Kombëtarja e Maltës provoi të shënonte gol në fundin e ndeshjes, por hasi rezistencën e portierit Dajsinani që ishte në një formë të mirë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here