Falsifikoi dokumentet/ Sejko: Gjika i pafajshëm, fajtorët jemi ne që paguajmë taksa

0
205

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila dha pafajësi për Shpëtim Gjikën, duke hedhur kështu poshtë kërkesën e Prokurorisë për shpalljen fajtor të ish-kryebashkiakut të Vlorës, i cili akuzohej për “falsifikim të dokumenteve”, për dy lejet ndërtimi të dhëna për dy pallate në Vlorë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Genc Sejkos i njohur ndryshe si njeriu i memeve.

Përmes një postimi në ‘facebook’ ai shkruan se fajtor nuk janë as Shpëtim Gjika që falsifikoi dokumentet, as vjehrri i Bashës që i ndërtoi dhe as Rama që i shkatërroi.

Me tone ironike Sejko shkruan se fajtor jemi ne që paguajmë taksat.

Postimi i Genc Sejkos:

Shpetim Gjika shpallet i pafajshem nga gjykata e apelit. Dmth nuk ka faj as Shpetimi qe dha lejen. As vjerri i Bashes qe e ndertoi. E as Rama qe e prishi dhe pastaj e kompensoi. Fajin e paskemi pasur ne qe paguam faturen

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here