Tuesday, March 19, 2024
Home Show Biz ‘E fiksuar pas meje’ Modelja tregon pasionin e Madones për të

‘E fiksuar pas meje’ Modelja tregon pasionin e Madones për të

0
118

 

Është ndjekur nga Madonna për të paktën dy vite, shoqëruar me letra dashurie të shkruara me dorë të lirë dhe komplimente ta pazakonshme. E gjitha pas shkëmbimit të një puthjeje pasiononte në videoklipin e “Justify my love” një hit i vitit 1990. Modelja Amanda Cazalet, sot 53 vjeç, i ka zbuluar botës pasionin e fshehur në mbretëreshën e pop. Por jo vetëm, muajin e kaluar ka vendosur në ankand online, letrën romantike të shkruar në rozë. Letra është nxjerrë në ankand dhe shitur në çmimin e 50 mijë dollarëve.

Maddona

Pikërisht në këtë letër dashurie Cazalet cilësohet si gruaja më e bukur në botë. Sipas asaj që rrëfen modelja, sjellja e Maddonës ishte e pamëshirshme të paktën për dy vite. Sa keq që Cazalet ishte e martuar dhe shtatzënë në atë periudhë dhe nuk kishte asnjë qëllim që të binte pre e provokimeve të mbretëreshës së pop.

“Je më e vështirë sesa të bësh për vete Papën”, mendohet t’i ketë thënë Maddona në letër. Pasioni mendohet të jetë ndezur gjatë sfilatës së Jean-Paul Gautier. Maddona e shënjestroi direkt dhe e donte për videon e “Justify My Love”, në të cilën ata të dy puthen me pasion. Pikërisht gjatë xhirimeve modelja mbeti e goditur, mbretëresha e pop kishte përdorur gjuhën për ta puthur, një gjë që nuk ishte aspak e parashikuar, shkruan ‘Huffington post’.

Mendoi, në fakt, se në fund të fundit ishte paguar për ta bërë dhe e gjitha hynte në pjesën e aktrimit. Deri kur në të vërtet u përball me një ndjekje të vërtetë, ku dukej qartë fiksim i Maddonës për të.
“Madonna ishte e fiksuar me mua, tregon modelja për the Sun. Në atë epokë nuk e merrja seriozisht, por, duke parë brenda, zbulova se isha viktimë i shefit tim”, është shprehur ajo. Në një letër këngëtarja shkruan: E di që je e martuar dhe shtatzënë dhe nuk arrij dot të ta shpjegoj tërheqjen që ndjej për ty.

Në një tjetër i shkruan se do vdiste vetëm për ta puthur sërish. Mbretëresha e popit kurrë nuk e fshehu tërheqjen për femrat. Pikërisht pas daljes së videos “Justify my love” ajo tha se çdo njeri ka një natyrë biseksuale. “Mendoj se të gjithë kemi një natyrë biseksuale. Kjo është teoria ime, por mund edhe të gaboj”, është shprehur ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here