Darka romantike e Cristianos me Georginan, 35 mijë dollarë vetëm në dy shishe verë!

0
178

Futbollisti i famshëm Cristiano Ronaldo ka shpenzuar afër 35 mijë dollarë vetëm për dy shishe venë, momente të cilat i ndau me të fejuarën e tij Georgina Rodriguez.

Këto shpenzime ylli i futbollit i bëri në një darkë mes çiftit, gjatë qëndrimit të tyre në Angli derisa festuan ditëlindjen e parë të vajzës së tyre.

Dollarët u derdhën vetëm në dy shishe të verës duke përjashtuar elementet tjera të darkës romantike, fotografitë e së cilës shfaqin Georgina Rodriguezin tejet tërheqëse në një fustan të zi.

Çifti zgjodhen që këtë mbrëmje romantike të shoqëruar edhe nga djali i Cristiano Ronaldos, ta kalojnë në një ndër restorantet më luksoze në Londër të quajtur Zela Ibiza.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here