ASTIRI/ Shpërthen gazetari: Dhe ne bote merr leje qendrimi të përhershme pas 20 vjetësh, në Shqipëri të shembin shtëpinë

0
289

Njëzet vjet në jetën e një njeriu janë shumë. Kjo do të thotë se ai djali i lindur para 20 viteve është bërë burrë dhe vajza është bërë grua. Shtëpia që ndërtuan prindërit e tyre para 20 viteve është foleja e tyre. Ata janë rritur krahas themeleve të shtëpive së tyre. Kjo është Tirana, kjo është Shqipëria, ky është fakti.

Shumë shtete të botës japin leje qendrimi të përhershme për emigrantët e paligjshëm pas një qëndrimi relativisht të gjatë. Përshembull, Anglia i ka legalizuar emigrantët pas një qëndrimi ilegal në vend për një periudhë 14 vjeçare. Shtete të ndryshme u përmbahen periudhave të ndryshme, por në përgjithësi, parimi është se pas një kohe të tillë të gjatë që jeton në një vend, njeriu e fiton të drejtën e natyralizimit, adoptimit si qytetar i atij vendi. Në Angli, këta njerëz bëhen qytetar anglez.

Sigurisht, kjo është një rrugë disi e komplikuar ligjore, dhe mjaft e vështirë.

Treqind e shtatëmbëdhjet (317) shtëpi banimi, janë shumë. Në fakt janë me qindra mijëra të ndërtuara në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë. Megjithatë, edhe sikur 1 rast i vetëm duhet të shërbejë si kauzë, dhe numri 317 shërben vetëm për të ndryshuar cilësimin e shkeljes së rëndë të Drejtave të Njeriut, domethënë, me këtë akt po ndodhë Shkelje Masive e të Drejtëve të Njeriut. Shkelja ligjore që ata kanë bërë para 20 vitesh është parashkruar. Për më tepër kur Ligji i Legalizimeve për ndërtimet pa leje në të gjithë Shqipërinë është në fuqi. Barazia para ligjit është në themel të Kushtetutës tonë.

Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, të cilën Shqipëria e ka nënshkruar dhe ratifikuar që në vitin 1991, në Nenin 11 thotë:

1. Shtetet Palë të këtij Pakti njohin të drejtën e secilit për një standard të mjaftueshëm jetese për vete dhe familjen e tij, duke përfshirë ushqimin, veshmbathjen dhe strehimin adekuat, si dhe përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve të jetesës. Shtetet Palë do të ndërmarrin hapat e duhur për të siguruar realizimin e kësaj të drejte, duke njohur në këtë drejtim rëndësinë thelbësore të bashkëpunimit ndërkombëtar bazuar në pëlqimin e lirë.

• E drejta për strehim adekuat përmban këto liri themelore.
Ø Mbrojtja nga dëbimet me forcë dhe shkatërrimi arbitrar i pronës ose prishjen e shtëpisë;
Ø E drejta për t’u mbrojtur nga ndërhyrja arbitrare në shtëpinë e dikujt, për të mbrojtur privatësinë; dhe
Ø E drejta për të zgjedhur vendbanimin, dhe për të përcaktuar vet të drejtën se ku të jetosh si dhe lirinë e lëvizjes.
ØBanesa adekuate duhet të ofrojë më shumë se katër mure dhe një çati.

Mbrojtja kundër dhunës së dëbimit me forcë janë element kyç i së drejtës për strehim adekuat dhe i lidhur ngushtë me sigurinë e të drejtës së qëndrimit në një vend si qenie njerëzore.
Dëbimet me forcë janë përcaktuar si “heqje e përhershme ose e përkohshme, kundër vullnetit të tyre, të individëve, familjeve dhe / ose komuniteteve nga shtëpitë dhe / ose tokat që ata kanë zënë, pa sigurimin dhe qasjen në forma të përshtatshme të mbrojtjes ligjore ose formave të tjera të strehimit adekuat, ose dëmshpërblimit të drejtë, sipas tregut për vlerën reale të pronës. Kjo përcaktohet nga përkufizimi për Vendbanimet Njerëzore (UN-Habitat) i Kombeve të Bashkuara.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here