Aksidenti në Përrenjas/ Dëshmitarët: Nxënësit u hodhën nga dritaret, gjysma e autobusit në greminë

0
108

Një skenë tmerri ishte ajo që ndodhi pasditen e sotme në Qafë Thanë, ku një autobus me gjimnazistë të një shkolle në Roskovec ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur 7 nxënës.

 

Dëshmitarët  thonë se nxënësit janë hedhur nga dritaret për të dalë, pasi autobusi kishte ngelur gjysmë në rrugë dhe gjysmë në greminë.

 

Policia e Librazhdit ka dhënë detaje të reja për ngjarjen. Mësohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të kushteve të këqija atmosferike dhe nga pakujdesia e drejtuesit te mjetit.

 

Pas kontrollit mjekësor dhe marrjes së ndihmës së parë, janë në pritje të autobusit tjetër për tu larguar për në banesat e tyre.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit”- thuhet në njoftimin e  policisë.

 

Njoftimi i plotë:

 

“Më datë 16.11.2018, rreth orës 17:00, në Qaf Thanë, Autobuzi me targe AA 723 OP me drejtues shtetasin L. H, duke udhëtuar nga Korça në drejtim të Fierit, ku në këtë autobuz udhëtonin nxënës të një shkolle të Rroskovecit, për shkak të kushteve të këqija atmosferike dhe nga pakujdesi e drejtuesit te mjetit ka dale nga rruga ku per pasojë u lënduan lehtë shtetasit : L. V., 17 vjeçe, E.D. 15 vjeç, N. H. 17 vjeçe, .B. Q., 18 vjeç, J. G., 17 vjeç, D.V., 17 vjeç, M.V., të cilët pas kontrollit mjeksor dhe marrjes së ndihmës së parë, janë në pritje të autobusit tjetër për tu larguar për në banesat e tyre. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit”

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here