Dr. Ndriçim Mehmeti
Përpara do kohësh shtypi dhe gjithë shoqëria u ndez nga lajmi u madh: Eshtrat e Mid’hat Bej Frashërit do të vijnë në Shqipëri. Kryeministir ishte më i pri nga shtetarët që e dha lajmin dhe bëri shumë mirë. U harruan të thënat dhe të p[athënat për Mid’hat Beun, u harrua se ishte pulaxhi, gagaç, feminist etj.
Por u harrua një gjë shumë e rëndësihme në kënvështrimin tim: Pse në Shqipëri, nuk ka ansjë shkollë me merin e të jatit të të tij, babaiut të programit të autonomisë së trevave shqioatre, Abdyl Frashërit?
Patrioti i madh, model i figurës së administratorit të shtetit, themelues i diplomacisë shqiptar, Abdyl Frashëri, nuk u nderua në asnjë nga këto lëmi. Ai përmendje në teskte vetëtimthi, ndërsa dy vëllezërit u jepej një rëndësi hsumë herë më e madhe (që padyshim ata e kanë). Konstatimi mund të duket i ekzagjeruar dhe ndoshta i pavend por më duhet të rifreskoj kujtesën e kujtdo për këtë problem. Le të marrim trajtimin që i është bërë kësaj figure në emërtimin që kanë shkollat në Shqipëri krahasuar me vëllezërit e tij Naim Frashëri dhe Sami Frashëri. Shkolla 9-vjeçare dhe të mesme me emrat e N. Frashërit dhe Sami Frashëri do të gjesh: në Tiranë, Gjirokastër, Përmet e kështu me radhë. Madje në kohë të diktaturës kishte edhe një medalje që akordohej me Urdhrin “Naim Frashëri”. Ndërkohë që edhe Samiu ka qenë po kaq i “përkëdhelur” sa i vëllai Naim. Ndërsa i ngrati Abdyl nuk e pati këtë fat. Sikundër ndodh me djalin plangprishës atij iu mohua gjithçka. E vetmja gjë që thuhet e zhdukej shpejt ishte kontributi i tij në Lidhjen e Prizrenit dhje egërsia e qeverisë osmane që e futi në burg. Madje shumë njerëz në kohën e diktaturës e dinin se vdiq në burg. pastaj me ngadalë u tha se doli nga burgu por vdiq në shtëpi nga sëmundja që kishte marrë në burg. Gjithësesi le të ndalemi pak tek trajtimi i kësaj figure. Duke ju rikthyer emërtimit të shkollave me emrrat e Naim dhe Sami Frashërit, menjëherë lind pyetja: Sa shkolla ka me emrin e Abdyl Frashërit? Për fat të keq asnjë. Natyrshëm mund të thuhet është thjesht një harresë pa dashje apo keqdashësi. Kjo e fundit mund të jetë më e pranueshme. Me këtë nuk mund të themi se domosdoshmërish duhet që një shkollë të ketë emrin e tij, porse mënyra sesi është diferencuar emri i tij është për të ardhur keq. (Në Kosovë ka vite që shkollat mbajnë emrin e Abdyl Frashërit). Abdyl Frashëri është diferencuar me arsye klasore në regjimin e mëparshëm. Ndërsa në atë rregjim shpesh herë e pësoje për shkak të emri të babait ose të gjyshit, Abdyl Frashëri e ka pësuar për shkak të emri të të biriot Mit’hat Frashërit.(Në fakt edhe Mit’hatit nuk iu përmend emri si kryetar i Kongresit të Manastirit, roli i tij në publicistikë apo meritat e tij si Ministër në qeverinë e I. Qemalit, si ambasador në Greqi dhe më në fund si krijues i librarisë më të njohur në Tiranë). Duke qenë se i biri u bë kryetar i “Ballit Kombëtar”, emri i Abdyl Frashërit u la në hije. Madje vonë shumë vonë është marrë vesh se Mit’hat Frashëri ishte i biri i Abdyl Frashërit. Pikërisht objekt i këtij shkrimi e ritheksoj që nuk është në vetvete që patjetër të ketë një shkollë me këtë emër, por është e papranueshme një trajtim që i bëhet ende në ditët tona këtij njeriu. I quajtur nga shumë rilindës dhe studiues të viteve 30 të shek. XX si babai i idealit për pavarësi të popullit shqiptar, atij i takon një vend më i qenësishëm në kulturën shqiptare. Natyrisht që nuk është detyra jonë të kujtojmë këtu se çfarë institucioni duhet të ketë nderin për të marrë emrin e tij, por të ritheksojmë edhe njëherë se ende trajtimi i figurave historike bëhet me një qëndrim klasor. Përmeti dhe krahina e tij Frashëri do të ishin shumë të nderuar të kishin një shkollë me emrin e tij, ashtu sikundër edhe janë nderuar vëllezërit e tij.
Pale po të mendosh pastaj sesa borxh i kemi ne jo vetëm Abdyli por edhe djalit të tij. Biblioteka Kombëtare Shqiptare që ishte edhe një kërkesë në testamentin e M. Frashërit, do ta kishte privilegj emrin e tij, ashtu sikurse edhe institucione të tjera. U ndërtuan, rehabilituan në Tiranë, sheshe e biblioteka, librari dhe qendra kulturore, por asnjëra nuk mori dot emrin e Lumo Skëndo, apo Mid’hat Fradhëri. Ne sot i biem tamtameve që vumë në vend amanetin e kryetarit të Kongresit të Parë të Manastirit që t’i sjellin në vendin e tij eshtrat, por harruam se të atin ja trajtuam si kuazi kriminel lufte si i biri. Ne sjellim sot bëjmë sikur nderojmë emrin dhe veprën e Mid’hatit, por shtëpia e Frashërllinjve, është kthyer në magazinë hashashi. Ne nuk kemi kërkuar asnjëherë falje që i vumë damkën e tradhtarit me dëshirë, dashuri, e plot pasion, duke marrë madje edhe tituj e grada shkencore, pikërisht me këtë tematike. Gjithsesi duke qenë se kam shprehur njëherë mendimin për kthimin e eshterave të M. Frashërit në Shqipëri, rikthehem tek pyetja e parë e shkrimit: A thua se e kemi harruar pa dashje Abdyl Frashërin?