Situatë e tensionuar tek Bashkia/ Protestuesit i venë flakën shpellarit të Bashkisë!!!

0
199

Protestuesit e Unazës së Re janë zhvendosur përpara godinës së Bashkisë së Tiranës, ku i bëjnë thirrje kryetarit Erion Veliaj, të tërheqë vendimin.
Situata atje paraqitet e tensionuar, pasi banorët kanë hedhur tymuese, vezë e shashka drejt Bashkisë.
Rreth 200 banorë me thirrje dhe me një banderolë të madhe ku shkruhet “MASHTRIM” e quajnë korruptiv projektin që do u prishë shtëpiat e bizneset tek zona e Astirit.
Gazetari Erjon Skëndaj raporton për BalkanWeb se “tek Bashkia ka një numër të shtuar të policisë, policia e rendit, policia bashkiake dhe Forcat Shqiponja”.
Banorët janë shprehur se kanë kërkuar leje për të protestuar, leja i është refuzuar por ata kanë vazhduar me planin e tyre.
Ata kërkojnë dëmshpërblim të plotë për shtëpitë që do prishen, të legalizuara apo jo. Sipas tyre, projekti është korruptiv.
“Di të them që ne jemi, kryetari i Bashkisë na quajti shpellarë. Nuk e di kur është bërë tirans kryebashkiaku, por ne kemi shumë dokumenta të rregullta. Kam certifikatë pronësie, kam leje legalizimi, kam hipotekë, paguaj taksat. Pse jam shpellar mo zoti kryetar”, u shpreh një prej protestuesve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here