Shpërthen gazetari: “S’do vija Ramën dhe Veliaj të hynin në zyrë, deri sa të më jepnin zgjidhje”

0
404

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me protesta e banorëve të zonës së Astrit, të cilët prej disa ditës janë duke protestuar, pasi banesat e tyre preken nga ndërtimi i “Unazës së Re”.

Në një intervistë në emisionin “Opinion” në Tv Klan gazetari ka thënë se policia nuk po ndërhyn sepse ka si qëllim që banorët që po protestojnë, të lihen të konfrontohen me qytetarët që duan të kalojnë në rrugën që është bllokuar prej protestave.

“Gjëja që nuk më pëlqen është se policia nuk po ndërhyn dhe kjo më duket e qëllimshme. Po lihen të konfrontohen qytetarët me njeri-tjetrin. Policia duhet të shkojë të ndërhyjë, se nuk është zgjidhje kjo” – ka deklaruar ai.

Ndër të tjera Artan Hoxha ka thënë se po të kishte një problem të tillë do rrinte para zyrës së Veliajt dhe Ramës dhe nuk do i linte të hynin.

“S’do vija Ramën dhe Veliaj të hynin në zyrë, deri sa të më jepnin zgjidhje”, – ka vazhduar gazetari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here