Shpalli të pafajshëm Shpëtim Gjiken, ja çfarë i ndodh gjygjtares…

0
165

Shkarkohet nga detyra kryetarja e Gjykatës së Apelit të Vlorës, Alma Liçaj. Vendimi u dha sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Gjyqtarja ishte e pranishme vetë në seancë pa avokat. Hetimi ndaj saj është kryer vetëm për kriterin e pasurisë. Alma Liçaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000.

Përreth një dekade, Liçaj ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë të Vlorës, ndërsa në vitin 2009 u komandua si kryetare e Gjykatës së Apelit të Vlorës, detyrë në të cilën u emërua më pas. Tre ditë më parë, gjyqtarja shpalli të pafajshëm Shpëtim Gjikën

Vendimi për gjyqtaren Liçaj vjen tre ditë pasi Gjykata e Apelit e Vlorës shpalli të pafajshëm ish-kryetarin e bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika. Ai akuzohej nga prokuroria e Vlorës për katër akuza dhe më konkretisht “Shpërdorim detyre”, “Fallsifikim dokumentash”, “Fshehje të provave të krimit” dhe “Ndërtim të paligjshëm”. Prokuroria kërkoi 9 vjet burg.

Vendimi u mor të hënën e 12 nentorit nga trupi gjykues i përbërë nga kryesuesja, Alma Liçaj dhe gjyqtarët Petrit Aliaj dhe Iliba Bezati. Apeli shpalli të pafajshëm edhe ish-shefen e urbanistikës në bashkinë e Vlorës, Doriana Beharaj.

I përfshirë në këtë çështje biznesmeni Artur Haxhi, pronar i subjektit ndërtues “Turi&MZB” është dënuar me 3 vite burg, konvertuar në tre vite shërbim prove për akuzën e falsifikimit të dokumenteve zyrtar më shumë se një herë.

I fajshëm për akuzën e falsifikimit të dokumenteve është shpallur edhe Ridvan Mersini, i cili është dënuar nga gjykata me një vit burg të konvertuara në dy vite shërbim prove. Akuzat e ngritura nga prokuroria ne tetor te vitit 2013, Shpëtim Gjika i ka quajtur vazhdimisht politike dhe nuk ka pranuar të ketë kryer asnjë abuzim me detyrë. Duke i qëndruar deri në fund të njëjtit variant.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here