LSI bojkoton sallën e Këshillit. Dëmshpërblim për çdo banesë

0
102

 

Deklaratë për Media e Grupit të Këshilltarëve LSI

LSI bojkoton sallën e Këshillit! Sot Këshilli është pranë qytetarëve! Dëmshpërblim për çdo banesë!

Sot, Grupi Këshilltarëve të LSI dhe Opozita e Bashkuar në Bashkinë e Tiranës bojkotuan mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe iu bashkuan qytetarëve të zonës së Astirit, banesat e të cilëve do të shemben nga projekti i Unazës së Madhe.

Grupi i LSI në vizionin e tij beson se insitucioni i Këshillit është pranë qytetarëve dhe jo në salla! Këshilltarët janë votuar dhe mandatuar për të zgjidhur çdo problem dhe shqetësim të komunitetit të qytetit tonë.
Grupi i LSI duke mbeshtetur projektet madhore për zhvillimin e Tiranës, kërkon me vendosmëri që të dëmshpërblehet çdo sakrificë dhe shpenzim ekonomik për çdo banesë, duke respektuar të drejtat e qyetarëve dhe të pronës të garantuara nga Kushtetuta, ligjet dhe Konventat Europiane, si edhe të bëhen transparente dhe publike për qytetarët detajet e projektit të Unazës së Madhe!

Mundi dhe djersa e çdo shqiptari të ndershëm që kanë ndërtuar shtëpitë për familjet dhe fëmijët e tyre, meriton të dëmshpërblehet drejtësisht, pasi të gjithë qytetarët që kanë ndërtuar në këto 28 vjet duhet të trajtohen dhe të ndihen të barabartë përpara ligjit dhe shtetit të së drejtës.

Grupi i LSI si në të kaluarën, edhe në këtë rast, garanton oipinionin, se do të jetë pranë interesave të qytetarëve duke mbështetur kërkesat e drejta të banorëve të Astirit, dhe do bëhet mburojë e interesit publik, duke penguar çdo veprim në interes të oligarkëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here