Kopjuan në provim, ja çfarë do të bëhet me konkursin për gradën “Komisar”

0
143

 

Shtyhet për një datë të pacaktuar konkursi për gradën komisar. Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu anuloi dhe urdhrin e dytë të tij që thoshte se konkursi do të mbahej në datën 15 nëntor për ripërsëritjen e provimi.

Provimi i parë i mbajtur me 7 nëntor u shpall i pavlefshëm pasi rezultoi se përgjigjet e testit kishin dalë dhe në provim garuesit kishin kopjuar.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave ka nisur hetimet për komisionin që monitoroi provimin. Komisioni kryesohej nga Aida Hajnaj.

Rreth 400 oficerë policie konkurruan më 7 nëntor për 130 pozicione vakante për gradën Komisar. Konkurrentët iu nënshtruan një testi quiz me alternative të cilat korrigjoheshin nëpërmjet skadronit dhe përgjigjja dilte brenda ditës.

Nga kontrolli i testit rezultoi se 177 kandidatë kishin marrë më shumë se 70 pike duke u shpallën fitues. Por nisur nga ankesat e shumta të disa prej konkurentëve, pikët e grumbulluara dhe mënyra e zgjidhjes se testit, Drejtori i Përgjithshem i Policisë e shpalli këtë konkurrim të pavlefshëm pasi rezultoi se teza e zgjidhur e testit ishte vjedhur dhe ishte marrë nga aplikantët para nisjes se konkurimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here