Aksident i rëndë, vdes lezhjani. Makinën plot me drogë…

0
131

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë natës në zonën e Lezhës, ndërsa ka humbur jetën një person.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se, Tonin Ndreca po udhëtonte me makinën e tij, të cilën e kishte mbushur me drogë.

Duke ecur me shpejtësi me qëllim që të mos kapej, Ndreca në zonën e Kaçinarit  mësohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë jashtë rruge.

Si pasojë ai ka humbur jetën.

Policia ka gjetur në makinë 80 kilogramë kanabis sativa.

Policia e Mirditës/ Informacion paraprak:

Në rrugën rurale që lidh fshatrat Kaçinar- Mirditë – Kaluer në Lezhë, në një terren të theksuar malor, shtetasi T.N. 34 vjeç, banues në Mirditë, duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit   duke rënë poshtë urës ku ka humbur jetën.

Në mjet ndodhej vetëm drejtuesi.

Nga kqyrja e mjetit, është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sattiva.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here