Vrasja makabër në Shkodër, viktima lidhje me biznesmenin e ekzekutuar Arjan Ferracaku

0
188

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër ku si pasojë e një atentati mafioz ka mbetur i vdekur Fatos Ferracaku dhe i plagosur mbeti Fatmir Mehja. Sipas dëshmitarëve, personat që kanë qëlluar kanë qenë dy, në një motoçikletë.

Ndërkohë viktima Fatos Ferracaku dyshohet se ka lidhje me biznesmenin e ekzekutuar në muajin shtator në Shkodër, Arjan Ferracaku, i cili u qëllua me breshëri në Livadh, afër liqenit të Shkodrës, tek sa kalëronte me Astmer Bilalin.

Kjo ngjarje e rëndë në qytetin verior vjen vetëm një ditë pas vizitës së zv. ministrit Sandër Lleshaj në Shkodër ku kërkoi rritjen e sigurisë në këtë qytet. Por gjithashtu vjen edhe pas deklaratës së kryeministrit Rama i cili duke iu referuar ngjarjeve kriminale u shpreh se “kokat hënkshin”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here