Topalli ngre shumë pikëpyetje/ Sulmon opozitën: 4 shahistët që…

0
150

Nga Jozefina Topalli –

Qeveria aktuale ka shurdhuar ndaj thirrjeve të FMN dhe Bankës Botërore për të bërë kujdes me koncesionet, si një rrisk i madh i destabilizimit të vendit. Prej disa ditësh, media të ndryshme kanë lëshuar alarmin për miliarda euro të tjera të parashikuara në buxhetin e shtetit për koncesionarët dhe oligarkët e vendit. Buxheti i dorëzuat para disa javësh në Kuvend, në fakt po e çon vendin drejt destabilizimit financiar.
Nëse ka një arsye të madhe e të vetme për të cilën opozita duhet të jetë në Parlament, është momenti ku diskutohet për lekët e qytetarëve, për rritjen e taksat e bizneseve, për rrogat e mësuesve, të infermierëve, të nëpunësve; për pensionet e 600 mijë shqiptarëve, për shkollat e femijëve, spitalet dhe shëndetin e njerëzve. Për të mbrojtur vendin nga rreziku i destabilizimit financiar, për të shkuar në arenën e debatit, për të cilët kanë votuar shqiptarët, e për t’i dal zot atyre. Për të folur në emër të tyre e vuajtjes së tyre, për të ngritur zërin për papunësinë, për të bërë betejë kundra rritjes së hendekut mes varfërisë e oligarkëve. Dhe pasdite pastaj për të shkuar gjithë partia me i dal zot atyre, që po i shkatërrojnë shtëpitë pa i siguar një çati për të jetuar.
Unë nuk e di ca bën kjo që demek quhet opozitë. As nuk shkon në parlament dhe as nuk djeg mandatet. Edhe bojkoton buxhetin por nuk bojkoton udhëtimet jashtë shteti me
”kundërshtarët”. Thotë se do mbroj qytetarët që do i prishin shtëpitë por në fakt ata i ka lënë në baltë njëlloj si la në baltë kuksianët, që u ngritën kundër taksës së “Rrugës së Kombit”. Sa per adet i çon 2-3 deputetë që askush nuk i njeh dhe si Pilati lan duart. Siç ka bërë në fakt përherë e për çdo gjë. Flet në parim për oligarkë por ndërkohë këta të fundit financojnë arkën e kunatit, siç tregon media. Nuk shkon në parlament dhe nuk çon kandidatura as për KQZ (që është votuar si formulë me konsensus).
Thotë se dua zgjedhje politike por ndërkohë nuk dëshiron të hyjë as në zgjedhjet lokale. Flet për vjedhje të zgjedhjeve, kur vetë ishte në qeveri me hajdutin dhe e votoi rezultatin e votimit me unanimitet (7:0). Thotë se dua votim të ndershëm, kur vetë ka vrarë votën brenda partisë. Bën sikur sulmon politikantë e majtë por pas deklarateve i çon sms përgëzimi. Nëse Edi Rama do mbahet mend si Kryeministri që mbushi vendin me drogë, LB do mbahet mend si njeriu që shiti opozitarizmin dhe detyroi 600 mijë shqiptarë që të ikin, sepse nuk shohin alternative as shpresë. Nuk shohin alternative se ata janë bashkë. Dhe njëlloj e quajnë politikën jo mision siç duhet të jetë por lojë shahu. Vendin e kanë marrë peng 4 vetë. Këta 4 shahistët, që nuk kanë luajtur kurrë shah, tani po luajnë mbi dhimbjet e varren e një populli.

Këta duhen hedhur në kanal!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here