Reagon Basha ka një mesazh për lali Erin: Janë zbuluar fakte tronditëse…

0
876

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka takuar sërish banorët që preken nga projekti i “Unazës së Re’ të Tiranës dhe që protestojnë prej 12 ditësh në mbrojtje të banesave të tyre.

Basha tha se janë zbuluar fakte tronditëse dhe e vetmja gjë e ligjshme në këtë çështje është rezistenca e banorëve.

“Arsyeja e këtij takimi ishte për të treguar disa të vërteta për shkeljet ligjore, pasi e ligjshme është vetëm protesta e tyre. Pas një hetimi disa ditor kanë dalë fakte tronditëse, pasi projekti është i pa kërkuar, firma e ka paraqitur jashtë normave, pasi ky projekt është për autostradë dhe jo për këtë rrugë. E dyta është skema korruptive e tenderit. E treta është paligjshmëria e këtij investimi, pasi duhet miratuar nga pushteti vendor. Institucioni që duhet të dilte përpara këtyre banorëve, bashkia ka në krye një shpifësirë që e ka shpirtin më të zi se plehrat e sharrës.

Kam në dorë një VKM, që thotë se ata që janë në proces legalizimi shtëpitë e të tyre do të shpërblehen plotësisht me vlerën e tregut, pra precedenti ligjor është i qartë. Paratë duhet të merren pa lëvizur lopata e parë”, tha Basha.

“Një, kemi të bëjmë me një projekt fantazëm, dy kemi një projekt që nuk është për brenda qytetit dhe tre, nuk është miratuar nga bashkia”, shtoi ai.

Në lidhje me deklaratën e Veliat i cili dje tha se projektin nuk do ta pengonin disa “shpellarë”, Basha tha se kryebashkiaku i Tiranës e ka shpirtin më të zi se “plehrat e sharrës”.

“Sulmon me shprehje raciste tregon se e ka shpirtin më të zi se plehrat e Sharrës”, tha ai.

I pyetur se çfarë do të bënte nëse qeveria nuk tërhiqet, Basha se ashtu si në rastin e Teatrit Kombëtar edhe këtu është “vijë e kuqe” që qeveria nuk duhet ta kalojë

“Para disa muajsh më keni pyetur për Teatrin dhe kam thënë që është vija e kuqe. Ashtu si Teatri është vija e kuqe këtu është dy herë vija e kuqe, qytetarëve u lind e drejta që të përballen me çdo formë dhe çdo mjet dhe opozita do jetë në krahun e tyre”, deklaroi ai ndër të tjera.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here