Pr.buxheti/ Fino: Gjykatësi nuk mund të paguhet me shumë se Presidenti

0
102

 

Deputeti i PS, Bashkim Fino ka kërkuar ngritjen e një grupi ndërministror për nivelin e pagave nisur nga Presidenti i Republikës, Kryetari Kuvendit, Kryeministri e deri tek nëpunësi shtetëror.

Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ligjeve, ku po diskutohet projekt buxheti i vitit 2019, Fino tha se nuk mund të paguhen gjykatësit me shumë se Presidenti republikës cilido qoftë ai.

“Urgjent ngritja e një grupi ndërministror për nivelin e pagave. Nuk ka mundësi që gjykatësit të paguhen me shume se Presidenti Republikës cilido qoftë ai. Propozoj që qeveria brenda 6 muajsh të bejë rregullim të pagave. Qeveria të vendose hierarkinë e re në sistemin e pagave”- tha Fino.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here