Një tragjedi e re shoqërore/ Braimllari: LSI dhe opozita shqiptare do të jenë në mbështetje të banorëve….

0
141

Përmes një deklarate për mediat, deputeti i LSI, Endrit Braimllari tha se me projektin tek “Unazën e Re” po konsumohet një tragjedi e re shoqërore, ku shkaktari i vetëm është Edi Rama. Sipas deputetit Braimllari, LSI dënon hajdutërinë dhe grabitjen që sipas tij po u bëhet qytetarëve nga qeveria në funksion të interesave të saj klienteliste dhe kriminale.

Deklarata e plotë:

Jam në këtë komunikim me opinionin publik, lidhur me situatën tragjike që po konsumohet në sy të gjithë qytetarëve tek “Unaza e Re”. Në “Unazën e Re” po konsumohet një tragjedi e re shoqërore, ku shkaktari i vetëm është Edi Rama.

Dënojmë hajdutërinë dhe grabitjen e egër, që ju bëhet qytetarëve nga qeveria në funksion të interesave të saj klienteliste dhe kriminale.

Publikisht i drejtohem qeverisë dhe organeve të drejtësisë shqiptare me këto pyetje të mëdha:

Cilat janë ato interesa klienteliste për të mbushur xhepat e oligarkëve, të cilët devijuan projektin tek “Unaza e Re” në dëm të banorëve, për të pastruar paratë e krimit të organizuar të Ndokajt, Bajrave, apo Avdylajve?

Qeveria që plaçkit qindra e miliona euro konçensione, klienteliste përse nuk i dëmshpërblen qytetarët por i lë ata në rrugë të hapur duke ju shkatërruar pronën që është gjaku dhe djersa e tyre në këto 20 vite?

Përse vazhdon të fshihet qeveria, apo aq më keq gangsterët bashkiak që i konsiderojnë qytetarët e thjeshtë shpellarë, të cilët kërkojnë të drejtën e tyre?

Pse Rilindja që do bashkëqeveriste me qytetarët është strukur në bunkerët e qeverisë dhe i’u rri larg qytetarëve duke u mbjellë fatkeqësi atyre?

Përse Prokuroria shqiptare nuk fillon hetim kryesisht ndaj këtij skandali dhe shpërdorimi të pushtetit, i cili po masakron dhe lë në qiell të hapur banorët e “Unazës së Re”?

Lëvizja Socialiste për Integrim dhe opozita shqiptare do të jenë në mbështetje të banorëve, 24 orë në 24 pranë qytetarëve që kërkojnë të drejtën e tyre duke mos u ndalur për të ndërmarrë çdo veprim demokratik që fëmijët, të moshuarit, burrat dhe gratë të mos mbeten në mes të 4 rrugëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here