Mashtrimet për rritje pagash nuk ecin më. 160 mjekë të larguar nga skamja, krimi dhe dëshpërimi

0
108

Deputeti i PD-së, Bardh Spahia, është shprehur se janë 160 mjekët që këtë vit janë larguar nga vendi ynë.

”Ndërkohë që ministrja Manastirliu deklaron që për 10-mujorin e parë të 2018 janë punësuar 153 mjekë dhe 820 infermierë, faktet flasin ndryshe; Mbi 160 mjekë këtë vit kanë zgjedhur të ikin nga Shqipëria. Në 2017 kanë aplikuar 617 infermierë, kurse këtë vit janë në proces 350 infermierë për t’u larguar. 78% e mjekëve duan të ikin nga vendi”, tha Spahia.

Më tej ai përmend edhe pjesën e rritjes së pagave. “Mashtrimet për rritje pagash nuk funksionojnë më. Me këtë ritëm, ministria nuk arrin dot të plotësojë as vendet e lëna bosh nga mjekët dhe infermierët që largohen nga skamja, krimi dhe dëshpërimi”, shtoi deputeti demokrat.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here