Kryemadhi: Rruga e vetme për largimin e kryeministrit Edi Rama është…

0
217

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një takim me kryesinë e LSI-së në Durrës deklaroi se rruga e vetme për largimin e kryeministrit Edi Rama është zhvillimi i protestave mbarëpopullore në gjithë vbendin.

“Bashkëpunim në të gjitha nivelet me partitë opozitare. Opozita është bashkë kundra këtij kryeministri. Politika e Rilindjes mbolli varfëri dhe krim në vend. Rruga e vetme e largimit të Ramës, protesta mbarëpopullore”,- tha ndër të tjera kryetarja e LSI.

Në takimin e Durrësit ku merrnin pjesë deputetët e LSI-së Lefter Koka dhe Nora Malaj, Kryemadhi foli dhe për nevojën e riorganizimit të strukturave të partisë.

“Forcimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim garancia për një Shqipëri më të mirë,larg krimit të organizuar dhe varfërisë. Forcimi i strukturave të rinisë dhe gruas imediate për shpëtimin e vendit nga krimi i organizuar”,- u shpreh Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here