Kjo moderatore i zë vendin Ledionit, ja kush do e prezantojë ‘The Voice Kids’ tani ?

0
152

Ledion Liço duket se ka vendosur t’i thotë lamtumirë prezantimit dhe të përqendrohet më shumë të familja dhe te djali i tij, London.

Këtë na ka lënë të kuptojmë fakti se shumë shpejt pritet të rifillojë edicioni i radhës “The Voice Kids”, por këtë herë Ledionin nuk do të jetë në rolin e moderatorit!

Ai ka qenë prezantuesi i spektaklit muzikor për fëmijë prej dy vitesh dhe edicioni i 3-të, do të drejtohet nga Dojna Mema, kështu të paktën na lë të kuptojmë një video e fundit.

Në spotin e publikuar nga ‘Top Channel’, që lajmëron nisjen e spektaklit, personazhi që shfaqet është Dojna Mema. “Prisni të papriturën! ‘The Voice Kids’ nga janari në ‘Top Channel”, – shkruhet në spot.

Kjo ndoshta është një shenjë se Dojna do të jetë drejtuesja e re e programit për fëmijë. Megjithatë me siguri çdo gjë do ta zbulojmë pak përpara fillimit të spektaklit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here