Jessie J: Nuk mund të bëhem nënë

0
156

 

Këngëtarja e njohur britanike, Jessie J ndau me fansat një moment tragjik, kur ajo u tregoi atyre një të vërtet rreth jetës së saj private. Ajo performoi në skenën e ”The Royal Albert HallÇÇ dhe në një moment vendosi të ndajë me fansat e saj lajmin e trishtuar, të cilin e kishte marrë vesh katër vjet më parë.

”Katër vjet më parë mua mu dha lajmi se nuk do të jem në gjendje të kem fëmijë dhe unë këtë nuk e ndava menjëherë me ju, për shkak se më vinte keq sepse unë jam vetëm një nga miliona femra dhe meshkuj që kalojnë nëpër këtë gjendje”, tha ajo.

Jessie J është e lidhur me aktorin Channing Tatum, i cili u divorcua gjashtë vjet më parë nga ish-gruaja e tij, Jenna Devan.

”Nëse e keni përjetuar ndonjëherë diçka si kjo apo dini dikush që është duke kaluar nëpër këtë, apo ka humbur një fëmijë, dijeni se ju nuk jeni vetëm në pikëllimin tuaj. Mendoj si të gjithë ju, përderisa unë jam duke kënduar këtë këngë”, përfundoi emocionalisht Jessie J.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here