Humb ndjenjat në protestë, i arrestuan djalin

0
116

Vijon të jetë mjaft shqetësuese situata për qindra banorët e zonës së Astirit, të cilëve rrezikohet që t’iu prishen shtëpitë e tyre në kuadër të ndërtimit të Unazës së Madhe.

Një zonjë ka humbur ndjenjat për shkak se djali i saj është shoqëruar mbrëmjen e djeshme në komisariatin numër 6 në kryeqytet, pas intesifikimit të protestës së tyre, ku u dogjën dhe disa goma në rrugë.

Bëhet fjalë për të ëmën e shtetasin Dorian Protoduari, i cili është një nga të rinjtë që iu ka prirë protestave.

Nuk dihet ende nëse personat që janë shoqëruar do të mbahen gjatë në ambientet e policisë, apo do të mjaftohen me një procedim ndaj tyre.

Protesta e banorëve u intesifikua dhe më shumë gjatë mbrëmjes së djeshme për shkak të deklaratave provokative nga ana e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, i cili i quajti shpellarë ata që kundërshtonin ndërtimin e Unazës së Madhe.

Veliaj tha më tej dje se banorët po përdoren si mish për top nga ana e PD-së dhe Lulzim Bashës, duke shtuar se ata duhet t’ia nisin si studentë, me qera.

Kreu i Bashkise nuk përmendi faktin se ka më shumë se 20 vite që banorët kanë investuar mundin e punës së tyre në ato godina, pavarësisht se ende nuk kanë marrë një pjesë legalizimin nga ana e shtetit

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here