CEZ/Shkëlzen Berisha: Balla të dënohet për shpifje

0
151

 

Është zhvilluar seanca e radhë në Gjykatën e Krimeve të Rënda në lidhje me padinë e Shkëlzen Berishës ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Djali i ish kryeministrit ka kërkuar dënimin e Taulant Ballës për për deklarimet e bëra në komisionin hetimor për çështjen e privatizimit të CEZ në kohën kur deputeti socialist ishte kryetar i komisionit parlamentar për këtë çështje.

Taulant Balla nuk ka marrë pjesë në seancë, ndërsa gjatë fjalës së tij për mediat Shkëlzen Berisha u shpreh me ironi se do ketë qenë duke nxjerrë ndonjë përdhunues nga komisariatet.

“Proceset për shpifje me zotin Balla janë të shumta sepse profesioni kryesor i zotit Balla është shpifës. Nuk ishte i pranishëm. Shpresoj të mos ketë qenë duke nxjerrë ndonjë përdhunues nga komisariatet, shpresoj të mos ketë qenë në udhëtim me ndonjë trafikant që e ka mik shtëpie, shpresoj që gjykata të vërtetojë dhe njëherë shpifjen e radhës, kësaj here penalisht për zotin Balla”- tha Shkëlzen Berisha.

Shkëlzen Berisha pretendon se Taulant Balla ka publikuar një dokument që përmbante të dhëna personale, e cila i referohet një pagese prej 200 mijë euro të marra nga shtetasi Ismail Mulleti nga ai. Gjykata caktoi datën 27 nëntor për seancën e radhës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here