Tushaj: Institucioni i kryeministrit, institucioni më qesharak në Shqipëri

0
170

 

Intervista e deputetit të LSI-së, Viktor Tushaj në emisionin “7pa5”, Vizion Plus

Tushaj: Institucioni i kryeministrit, institucioni më qesharak në Shqipëri

 

Marrëdhënia me Parlamentin, kjo marrëdhënie e kushtëzuar me Parlamentin, edhe sa do të vazhdojë, ndërkohë që Kreu i Shteti z. Meta ka dekretuar 30 qershorin si datën e zgjedhjeve lokal?

Në fakt kjo marrëdhënie e kushtëzuar me Parlamentin buron nga sjellja e maxhorancës. Maxhoranca sot sillet në mënyrë arrogante dhe brutale. Përveç se edhe shumë kriminale. Sjellja e saj për shkak të numrave që ka bërë që zëri i opozitës të mbytet. Parlamenti të kthehet në një teatër absurd ku vetëm dëgjohet zëri i Kryeministrit. Absolutisht asnjë tjetër nuk flet, sa herë flet kryeministri po aq është i detyruar të flasë edhe kryetari i opozitës. Ndërsa zëri i parlamentarëve të tjerë dhe në mënyrë të veçantë i përfaqësuesve të opozitës nëpër qarqe i vjen koha që të flasin në 12 të natës.

Po çfarë i pengon që të flasin në Parlament?

Nuk është çështja e të folurit. Aty ku flitet duhet edhe të dëgjohet edhe të ndikojë në gjykimin, arsyetimin dhe vendimmarrjen e maxhorancës. Për një vit rresht absolutisht kjo nuk ndodhi. Parlamenti u kthye në një teatër komik do të thoja. Opozita ka marrë vendimin që të mos jetë pjesë e këtij teatri derisa maxhoranca të ndryshojë qasje.

Derisa të realizohet Vetting-u në politikë?

Dhe ajo është shumë e rëndësishme. Të shkosh dhe të ulesh në karriget e Parlamentit , aty ku një pjesë e tyre janë të lidhur me krimin e organizuar, drejtohen nga kriminelë nga burgu, shantazohen ashtu edhe siç e deklaroi kryeministri në Parlamentin e Shqipërisë, shantazhohen me telefonata nga burgu, dhe ti të ulesh në karrigen e Parlamentit afër tyre, absolutisht është absurde.

Por kemi një datë të dekretuar zgjedhjesh që është 30 qershori. Çfarë do të bëni z. Tushaj do të merrni pjesë në zgjedhjet lokale?

Padyshim që LSI është një parti që nuk ka pushuar anjëherë së organizuari. Pas çdo fushate elektorale kemi vazhduar analizat në çdo qark, në çdo bashki dhe qendër elektorale. Kemi rinovuar dhe zgjeruar strukturat dhe kjo është përgatitja. Nga pikëpamja organizative LSI, por edhe PD, por dhe maxhoranca ka filluar të lëvizë dhe besoj se data e zgjedhjeve nuk i frikëson partitë politike nga pikëpamja organizative. Ajo që e frikëson elektoratin shqiptar është fryma jo e mirë politike, frymë e cila nuk ndikon në paqësimin e shoqërisë shqiptare për të shkuar drejt datës së zgjedhjeve për të dhënë verdiktin e tyre në mënyrë të natyrshme.

Artikulohet shumë shpesh nga opozita në këto kohë nuk shkojmë në zgjedhjet lokale me kryeministër Ramën…

Në fakt është e çuditshme nëse ne do të shkojmë me kryeministrin Rama. Sepse në vitin 2017 zgjedhjet u shkatërruan për shkak të këtij kryeministri, të qasjes së këtij kryeministri, të modelit që krijoi kryeministri. Institucioni i kryeministrit sot më duket si institucioni më qesharak në Shqipëri. Për shkak se ka ndërtuar një institucion që nuk funksionon mbi bazën e Kushtetutë dhe ligjeve të këtij shteti. Kryeministri vendos vetë, nuk pyet absolutisht as edhe një këshilltar dhe këshilltarët e tij janë të një niveli të ulët profesional. Lëre që janë në një moshë të re që jo të këshillojnë por ata janë për të marrë eksperiencë. Dhe kryeministri mendon në mëngjes dhe vendos ta realizojë në drekë apo në darkë. Ky nuk është model i mirë. Ky nuk është modeli që duhet të udhëhiqet një vend. Një vend udhëhiqet me strategji afatgjata dhe mbi bazën e këtyre strategjive afatgjata hartohen programeve të cilët nxisin dhe krijojnë terrenin e duhur që të realizohen këto strategji dhe mbi bazën e këtyre krijohen projekte pastaj.

Ju si do ta largoni kryeministrin Rama? Si mendoni  se do të vini në pushtet z. Tushaj?

Ai duket se është i vetë larguar me skandalet e tij të një pas njëshme.

Por ai qeveris i vetëm…

Nëse shqiptarët duan të shkojnë drejt diktaturës ne e provuam për 50 vjet Enver Hoxhën dhe nuk na çoi gjëkundi. Nëse ata duan të drejtohen nga diktatura e Edi Ramës që jemi shumë afër saj. Sepse nëse diktatura e Enver Hoxhës u desh rreth 50 vjet që të konsolidohej, me krimet monstruoze që ai bëri, sot Edi Rama po rrëshqet drejt një diktature shumë më shpejt. Por nuk është vetëm kjo e keqja. E keqja e qeverisjes së Ramës është krimi i organizuar. Nëse zgjedhjet e 2017 u blenë në një mënyrë të tillë, pas hashashizimit të të gjithë Shqipërisë, ku të gjitha paratë e hashashit u grumbulluan në duar kriminale, dhe këto duar kriminale i dhuruan pushtetin Edi Ramës dhe sot i diktojnë pushtetin Edi Ramës, kjo është fatkeqësia më e madhe. Sot kryeministri i Shqipërisë nuk ndalet përpara asnjë vendimmarrjeje, përpara asnjë dëshirë për të marrë pushtet akoma dhe më tepër. Sot shteti i së drejtës në Shqipëri nuk funksionon, sepse pushteti ka hipur mbi shtetin. Shteti ka ekuilibrat e vet kushtetues, ekuilibrues, që nuk varen nga pushteti. Pushteti i Edi Ramës dhe i maxhorancës sot është mbi shtetin dhe kjo është diktaturë. Dhe për shkak të kësaj diktature unë jam i sigurt që zgjedhjet e ardhme, që do mbahen ne fundin e qershorit të vitit 2019 do vendosin një verdikt të ri pa diskutim.

Ato janë zgjedhje lokale, apo mendoni që do të bëni edhe zgjedhje të përgjithshme bashkë me zgjedhjet lokale?

Patjetër që do kërkohen. Dhe unë kam bindjen që edhe vetë Kryeministri i Shqipërisë do e kërkojë këtë sepse i demoralizuar nga skandalet që po i dalin një pas një edhe brenda mazhorancës.
Ai mund ta kërkojë nëse beson se mund të fitojë një katër vjeçar të dytë..
Nuk do ta durojë më presionin e shoqërisë shqiptare për shkak të skandaleve të njëpasnjëshme që po i plasin në qeverisjen e tij.

Si do ta largoni Edi Ramën deri në zgjedhjet e ardhshme? Me protesta? I mendoni protestat si alternativë?

Të gjitha alternativat po hidhen në pistë, po kolaudohen. Pa dyshim që protesta është më kryesorja sepse protesta është ajo që frikëson sot maxhorancën. Nëse nuk e frikëson fjala në parlament, nëse institucionet shqiptare ai i ka kapur të gjitha.

Presidencën nuk e ka kapur...

I vetmi institucion që nuk ka kapur sot Kryeministri i Shqipërisë është Presidenca. Por edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit është në ditët e fundit të qenies, kështu që edhe atë do dojë ta kapë. Edhe komisionit Qendror të zgjedhjeve, edhe gjykatat e të gjitha.

Meqenëse përmendëm pak më parë Presidencën, konflikti mes Presidencës dhe Kryeministrisë për emrin e Sandër Lleshit, si duket? Sa i drejtë duket vendimi i Presidentit, z. Meta për mos dekretimin e z. Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme?

Kthehemi gjithmonë tek një dhëmb i prishur që është në Shqipëri, që është Kryeministri. Fatkeqësia e vendit këtu nuk është ministri i Brendshëm, nuk do kishte qenë ministri i Brendshëm, po të mos ishte Edi Rama. Nuk do kishte qenë as Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj nëse nuk do të ishte Kryeministri. E keqja e këtij vendi është Kryeministri. Është arroganca me të cilën ai do të bëjë gjërat. Kjo arrogancë atë e çon drejt vendimeve antikushtetuese. Nuk mundesh që në mënyrë antikushtetuese të marrësh vendim. Një Kryeministër që del në fushatë elektorale dhe i thotë policisë së shtetit, pasi të mbarojë orari zyrtar, hiqni kapelet dhe vazhdoni bëni vota për Partinë Socialiste, po mundet që ta bëjë një njeri i përgjegjshëm? Mundet që të zgjidhet kushtetuetshmërisht me një falje në Facebook Kryeministri? Po ju e kuptoni se ministri i Transporteve të Britanisë së Madhe, për dy minuta vonesë që shkoi në parlament kur ishte i thirrur për interpelancë, dha dorëheqjen. Nuk jam i denjë për parlamentin anglez tha. Si mundet që një Kryeministër të dalë dhe të bëjë një deklaratë të tillë? Si mundet që një Kryeministër pa bërë të gjitha verifikimet, ku nuk është çështja e Sandër Lleshit, ku edhe unë personalisht mund të kisha përshtypje të mira për Sandër Lleshin. Të sillte një risi, duke qenë ushtarak mbase do ta fuste në shinat e një sigurie dhe garancie dhe një veprimi më të mirë, por mënyra se si e sjell dhe vendosë, arrogancën me të cilën ai sillet, demoralizon dhe degradon çdo raport pastaj dhe me Presidentin e Republikës. Presidenti i Republikës është në të drejtën e tij kushtetuese të eksplorojë çdo institucion dhe të marrë informacionet e duhura për çdo ministër. Është në të drejtën e tij kushtetuese.

Mendoni se Shqipëria do të marrë një përgjigje pozitive në qershorin e 2019-ës për çeljen e negociatave?


Unë nuk mendoj se do të marrë një përgjigje pozitive. Më vjen keq ta them, por nëse mendohet që Shqipëria do të marrë një përgjigje pozitive sepse do të ndikojë tek drejtuesit e parlamentit evropian për shkak të forcave politike apo të njohjeve, unë nuk do ta doja Evropën. Unë nuk do ta doja një Evropë që e pranon Shqipërinë me probleme droge, kriminaliteti në mënyrë të jashtëzakonshme.


Mund të na bëjë më mirë nëse do jemi në monitorimin evropian…

Kështu kemi thënë gjithmonë. Në Shqipëri paguhen shqiptarë për të ndërtuar standarde për shoqërinë shqiptare. Nëse ne do të hyjmë pa standarde, ne nuk ka çfarë na duhet Evropa. Ne na duhet Evropa nëse ne hyjmë me standardet tona. Nëse Shqipëria do të plotësojë disa standarde si qeverisja, institucionet, pra nëse funksionon demokracia në Shqipëri, atëherë ne mund të jemi të denjë për të qenë pjesë qytetare e Evropës. Nëse ne duam të hyjmë në Evropë me të gjitha problematikat tona që kemi, duke shpresuar se Evropa me monitorimin e saj do të na i zgjidhë, absolutisht gabojmë rëndë.

Opozita ka dy vende në KQZ z. Tushaj. Do të kërkojë LSI njërin nga anëtarët?

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk do kërkojë asnjë anëtarë në KQZ. Nuk do kërkojë të jetë pjesë e asnjë institucioni në Shqipëri. Ne do kërkojmë të bëhemi pjesë e një institucioni, pra e institucionit të zgjedhjeve të ardhshme për pushtetin vendor,duke shpresuar që do bëhen edhe zgjedhjet e parakohshme.


Për shkak të historisë suaj si kreu bashkiak i bashkisë së Lezhës, keni një lidhje më të fortë në fakt me këtë qytet. Ka filluar punë LSI, po bëhet gati për zgjedhjet e ardhshme?

LSI ka filluar punën në të gjithë Shqipërinë. Ajo po perfeksionin të gjitha strukturat e saj, po i rigjeneron, po i karikon me qëllim që të jetë e gatshme ashtu siç ka përballuar fushata elektorale. LSI nga viti në vit, nga zgjedhja ne zgjedhje, ka ardhur në rritje atëherë kur i gjithë presioni i politikës ishte kundra Lëvizjes Socialiste për Integrim ku thoshin do ta zhdukim, do ta shfarosim, do ta vdesim LSI, LSI bëhej akoma edhe e fortë. Kështu do rezultojë edhe në zgjedhjet e ardhshme. Ne jemi të përgatitur, edhe në bashkinë e Lezhës.


Në koalicionin me PD?

Padyshim që në koalicion me PD-në, i cili po përvijohet, po kolaudohet dita-ditës. Besoj se të drejtën e kandidimit për bashkinë e Lezhës do ta ketë PD-ja, edhe për shkak se e ka.

Baza është e unifikuar midis LSI-PD?

Baza është e unifikuar edhe për shkak se e kemi një bazë bashkëpunimi dhe koordinimi me Partinë Demokratike edhe në zgjedhjet e kaluara, edhe në 2011, në mënyrë të veçantë në Lezhë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here