TENSIONOHET SITUATA/ Banorët i vën flakën koshave të plehrave. Veliaj je rrugaç, maskara…

0
165

Banorët e “Unazës së Re” kanë dalë sërish sot në protestë. Të pranishëm në protestë janë edhe deputetët e Partisë Demokratike.

“Rama ku je fshehur”, “Qeveri Hajdute”, janë pankartat që banorët mbajnë në duar e tyre. Mësohet se banorët iu kanë vënë zjarrin disa gomave dhe koshave të plehrave. Ata kanë bllokuar rrugën nga “Sheshi Shqiponja”  te “Pallati me Shigjeta”.

“Veliaj na ka ofenduar sot. Na ka quajtur shpellarë. Ne kërkojmë shtëpitë tona. Se mos është më i mirë rrugaçi, maskarai.”, u shpreh një qytetar.

“Kërkojnë lekë nën dorë që të na bënin legalizimin. Nuk jemi shpellarë, shpellar është Erion Veliaj”, u shpreh një tjetër qytetare

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here