“Shpellarët” e Sovranit dhe “Barbarët” e Rilindjes

0
325
Nga Gëzim Saliu

 

Kishte ditë që në kampin e purpurt kishte rënë në qetësia. Endri Fuga, këshilltari kryeministrit, më në fund po shijonte ditë rehatie duke mos u marrë pa pushim me  tekstet e vrullshme të mesazheve për pronarët e mediave dhe analistët për skandalet e njëpanjëshme që po i shpërthenin qeverisë. Po ashtu, as kryeshefi nuk po tundohej të shpikte një “ngjarje kuturru” për të larguar vëmendjen nga skandali rradhës, mjaftonte komoditeti i krijuar nga pala kundërshtare. Në këtë fazë qetësie, ku ngjarjet “boom” pak e nga pak po shuheshin, ku Tahiri po rivitalizohej e po përgatitej për rikthimin triumfator, ku historia e djalit të deputetit Rrahja thuajse u harrua e së fundmi edhe çështja Dako po kthehej ashtu si Rama donte,  në një replikë të përditshme mes selisë blu dhe kryebashkiakut, revolta qytetare shpërtheu në mes të Tiranës.  Pikërisht në këtë kohë të qetë, ku edhe “stinën e protestave” opozitare nuk po duket gjëkundi, një protestë e nisur nga banorët e prekur nga zgjerimi i Unazës së Re po kthehet në makthin e ri të Qeverisë e Bashkisë së Tiranës. Qindra banorë që dalin në rrugë të madhe me një vendim të menjëhershëm e për më tepër me një dëmshpërblim qesharak, po kërkojnë me bindje e forcë të drejtën e tyre të pronës. Në parantezë, vlen të theksohet se askush nuk është kundër projektit të zgjerimit të një prej arterieve kryesore rrugore të kryeqytetit, as vetë banorët. Por ato kundërshtojnë mënyrën se si kjo po bëhet. Me dëmshpërblime mjat të ulëta në raport me çmimin e tregut dhe me zgjidhje skandaloze për ambiente me qira për ata që e kanë pronën në proces legalizimi.

Banorët e nisën me protesta të përditshme në zonën ku banonin , duke bllokuar për një orë rrugën. E ndërsa cdo ditë kërkonin takim me palën qeveritare për shprehur shqetësimet e tyre, kjo e fundit bëri sërisht atë që di të bëjë më mirë prej vitesh: veshin shurdh ndaj halleve e problematikave të qytetarëve. Të gjendur në këtë situatë, banorët e përshkallëzuan protestën e tyre dhe prej dy ditësh ato kanë zaptuar zonën para bashkisë së Tiranës duke kërkuar një degjesë me kryebashkiakun Veliaj. Imagjinoni, qytetarët e Tiranës, ku shumica prej tyre e kanë pranuar vetë se kanë qenë votues të Veliajt në zgjedhjet e fundit vendore, kërkuan të drejtën më minimale të një banori të kryeqytetit, bashkëbisedimin e problematikës me kryebashkiakun për të arritur në një zgjidhje. Por JO! Sërisht dyert ju mbyllën!

Sot, pasi për dy orë rresht u refuzuan, ata tentuan të hynin me forcë në Bashki, dhe i pari i Tiranës u kyç brenda godinës paturpësisht, duke e mbyllur derën e jashtme me zinxhirë. Dhe vetëm pasi protestuesit u larguan, reagoi nga salla e mbledhjes së këshillit bashkiak, duke i etiketuar protestuesit si “shpellarë”. E me të njetën taktikë tinëzare si në protestat e mëparshme, Veliaj luajti kartën e protestës politike. “Ishte po e njëjta parti me këtë stilin shpellar, dhuno, prish, blloko, jo po s’duam, jo po mos e prek. Ja ku është sot bulevardi… A nuk ishte e njëjta skemë, një film që ne e kemi parë? Ne e kemi parë këtë film. Unë e kuptoj, ndodhi ky film për herë të parë sot dhe s’po e dimë, por ne e kemi parë këtë film dhe ky film përfundon me fitoren e qytetit. Ky film përfundon me fitoren e njerëzve të mirë, të drejtë që s’kanë zaptuar, që paguajnë taksat, që duan rendin, që respektojnë uniformën, që dinë të thonë faleminderit, që nuk shqyejnë se nuk vijnë nga shpellat po respektojnë qytetin,”, u shpreh Veliaj.

Pra kryebashkiaku i Tiranës quan qytetarët e tij “shpellarë” vetëm e vetëm se po ngrenë zërin për të drejtën e pronës! Nsiur nga ky etiketim vlen të bëhet dallimi i qartë mes “shpellarëve” që janë pjesë e Sovranit dhe “barbarëve” sic do ti cilësoja unë, pjesëtarët e Rilindjes. Nëse banorët shkuan deri në akte ekstreme, kjo erdhi vetëm në saj të arrogancës së pushtetit që nuk denjoi as ti dëgjonte nga afër shqetësimet e tyre. Ndërsa “Rilindja” është  kthyer prej kohësh në barbare të  shfrytëzimit të parasë publike për interesa vetjake e partiake, në barbarë të shkelje së të drejtave të qytetarëve, në barbarë të shfrytëzimit të pasurive të vendit në favor të një grushti njerëzish miq të qeveritarëve, në barbarë të goditjes në themel të elementit parësor demokratik të një vendi, votës së lire. Ky listim mund të vazhdojë pa fund , sic janë edhe mëkatet e pafundme të mazhorancës socialiste në pushtet.

Në këtë listë nuk mungon as “stari” i të purpurtve në rangun vendor, kryebashkiaku  Erion Veliaj, i cili po mbyt vendin me kulla e beton në favor të miqve oligarkë e ndërsa pohon publikisht se ndotja skandaloze e Tiranës është vetëm faj i makinave! Po ashtu Veliaj njihet si kryebashkiaku që dyfishoi çmimin e ujit të pijshëm për banorët e Tiranës, edhe pse në rubinetat në shtëpitë e qytetarëve vijnë mbeturina e fekale dhe ata detyrohen të mbushin ujin e pijshëm tek botet e Selitës, njësoj si të ishim në lagjet e varfra të Indisë.

Nga sa më sipër, rilindasit nuk janë në kushte të favorshme për të bërë të fortin, më së paku me qytetarin se me opozitën mund ta luajnë betejën politike si të duan. Madje jo vetëm që duhet ti dëgjojnë hallet e tyre, por edhe të angazhohen në maksimum për zgjidhjen e problematikave, ja kanë borxh për të gjitha padrejtsitë e kryera në këto 5 vite. Por krejt ndryshe po ndodh, të mbytur nga arroganca e pushtetit dhe paraja korruptive, pushtetarët rilindas mendojnë se mund të bëjnë “barbarin” me “shpellarët” e sovranit. E provuan  në fillim të mandatit në 2013 me protestën për armet kimike se cfarë do të thotë zbythja nga revolta populore. Ja kujtuan kuksianët që e dogjën trahun oligark dhe sot po ja vërtetojnë sërisht banorët e Unazës së Re. Protesta e tyre duket e pandalshme, madje ka marrë përmasa ekstreme , ku sot u dogjën goma, kazanë dhe flamuri i Rlindjes. Nuk luan dot kush me të drejtën e  pronës, pasi kushdo qofshin ata që preken, “shpellarë” , “qytetarë”, “socialistë” “demokratë”, “verior” a “jugor”, nuk të falin për atë që e kanë ndërtuar me djersë e mund. Sot paralajmërimi ishte i qartë! Pushteti sa ka kohë të reflektojë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here