Nikita Preka, vajza që do të përfaqësojë Shqipërinë në “Miss World 2018”

0
180

 

Nga Jonida Halili/

Më të bukurat e botës do të bëhen bashkë në 8 dhjetor në Sanya të Kinës, aty ku do të mbahet nata finale e konkursit të bukurisë ndërkombëtare “Miss World 2018”.

Nata finale ndiqet nga miliona njerëz. Në 2017 një nga sfidat e “Miss World”, ishte të arrinte në afërsisht 1 billion klikime në kanalin Youtube. “Miss World” këtë vit promovon si asnjëherë më parë, bukurinë me objektiv. Objektivi është të ndihmojnë njerëzit në nevojë dhe fëmijët e vegjël që nuk kanë mbështetje. Në të do të marrin pjesë vajza nga e gjithë bota, ndër të cilat do të jetë edhe një përfaqësuese e bukurisë shqiptare.

Nikita Preka, vajza nga Lezha, është përzgjedhur të përfaqësojë “Miss World Albanian” në një nga garat më prestigjoze të bukurisë në botë. Nikita Preka ka mbaruar studimet universitare për Financë në Angli, në Universitetin “Sunderland University” dhe studimet pasuniversitare në Universitetin “Anglia Ruskin University”. Ndërkohë është në përfundim e sipër të kualifikimit ndërkombëtar të kontabilitetit Acca, (kontabilist i miratuar). Po ashtu punon në Dubai për një kompani ndërtuese dhe fondacion investimesh e mirënjohur në Shtetet e Bashkuara Arabe. Nikita ka marr pjesë në “Miss Supernational United Kingdom”, ku ka fituar një nga çmimet kryesore dhe eventi është mbajtur në Londër.

Plani që Nikita po punon është të bashkëpunojë me sa më shumë organizata nga Shqipëria dhe bota, në mënyrë që të ndihmojë njerëzit në nevojë në Shqipëri. Nikita dëshiron që të bëj ndryshim te jeta e njerzëve në nevojë dhe ti suportojë fëmijët e tyre në edukim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here